Albspirit

Media/News/Publishing

G7 dëshiron që negociatat për daljen e Britanisë të fillojnë sa më shpejtë

 

Zyrtarë të lartë nga grupi i shtatë fuqive ekonomike (G7) duan që negociatat për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian të fillojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur, ka bërë të ditur ministri francez i Financave, Michel Sapin.

Në një intervistë për Reuters, Sapin ka thënë se në BE gjërat kanë mbetur nën kontroll, andaj negociatat për largimin e Britanisë duhet të fillojnë sa më parë.

“Ne duhet të kemi siguri rreth orarit. Ne i themi jo vendosjes në presion të autoriteteve britanike, por të gjithë, vëzhguesit dhe tregjet kanë nevojë për një gjë të tillë”, ka thënë Sapin, pas takimit me ministrat dhe bankierët qendrorë në takimin e G7. (r.m.)

Please follow and like us: