Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Metaforë

Filmat e sotëm fanta-shkencë mbi udhëtimet ne sistemeve planetare, shpesh merren me parashikime të racave qê ndeshin.  Një seri televisive e filmit  Star Trek, riviziton Ilirët, një specie e manipuluar gjenetikisht që luajti një rol në një nga episodet më të errëta të Star Trek: Enterprise.
Një racë humanoide e avancuar teknologjikisht, ilirët kishin një qasje të re ndaj kolonizimit. Në vend që të ndryshonin përbërjen e planetëve të kolonizuar, ilirët ndryshuan veten e tyre në mënyrë që të mund të përshtateshin me pothuajse çdo mjedis që mund të mbështeste jetën.
Ndërsa qëllimet e tyre nuk ishin keqdashëse, përdorimi i ndryshimit gjenetik nga ilirët ishte kundër rregullave të Federatës së Bashkuar të Planeteve në vazhdën e Luftërave Eugjenike në Tokë që panë ngritjen e tiranëve mbinjerëzor si Khan Noonien Singh (Ricardo Montalban).
Ky pozicion i Federatës do të rezultonte afatgjatë dhe i diskutueshëm, duke u shtrirë deri në shekullin e 24, kur ligji ndryshoi.
Kjo êshtë një metaforë e botês së sotme, ku njerzit që përjetojnë skamje, padrejtësi e robëri, emigrojnë në nje vend tjetër, ku i me punë i sigurojnë gjitha ato që i mungonin, dhe ndryshojnë për mirë.
E kundërta ndodh me vizitorët e huaj Ata shkojnë në keto vende dhe imponojnë natyrshêm kushtet e veta, për të mirë, duke ndryshuar kulturën e veshjes, ngrënies, sjelljes dhe jetesës që gjejnê.
Kjo seri Star Trek lë të kuptohet se në Tokë kulturat një ditë do të barazohen dhe njerëzve nuk do t’u duhet të emigrojnë nga vendi i tyre njësoj i begatë.
Please follow and like us: