Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Mos qesh kur të tjerët qajnë

Mos qesh kur të tjerët qajnë,
mos u hidhëro kur të tjerët dëfrejnë,
mos vuaj kur të tjerët gëzojnë,
mos u zemëro kur të tjerët luajnë.
Vazhdo të qeshësh kur të tjerët qeshin,
vazhdo të jetosh kur të tjerët gëzojnë,
vazhdo të këmbëngulësh kur të lëndojnë.
Mos u dorëzo kur jeta të rëndon,
luaj edhe ti me të si luan ajo me ty.
Fëmija është fëmijë dhe kupton si fëmijë.
Jeta është kopshti ku ne luajmë çdo ditë në të!
Please follow and like us: