Albspirit

Media/News/Publishing

Dalinë Arifi: Mysafir i panjohur

 

Sonte më vjen si mysafir i paftuar n’kujtime

Nuk di a të hapë derën e t’lejoj të futesh sërish

Apo,  t’përhumbem në errin e natës së ftohtë

Zemra ka humbur dëshirën me t’përqafu

Shpirti u tha nga tradhtia jote

Vyshkur rrënjët e dashurisë

Tretun n’humnerë ndarjesh

Rrugë pa kthim…

Udhëtim nëpër heshtje

Harrue në natën e sotme

Mysafir i panjohurë për sytë e mi

Tretu nëpër vesë mengjesesh

Pa trëmbur  zemër thy’s

Mirë se të na vish mysafir i panjohur për shpirtin tim!

Janar 2023, Prizren.

Please follow and like us: