Albspirit

Media/News/Publishing

Manushaqe Toromani: MË DHEMB TË JETOJ NË DHIMBJE

Sytë e mi qiellngrysur
Re që mblidhen e shpërndahen në ta
Si për të thënë se unë jetoj
Jetoj ndërsa ndiej dhimbje
Dhimbjen time -dhimbjen tënde
Dhimbjen e botës lindur nga mëkati
Po po,dhimbja ime lindi me mëkatin
Atëherë lindi dhe vdekja
Por mua nuk më dhëmb
Më dhëmb më tepër të jetuarit
Të jetuarit me dhimbje.
18 Prill 2023.
Please follow and like us: