Muharrem Salihu shpall kandidaturën për zgjedhjet europiane
Muharrem Salihu, biznesmeni i njohur me origjinë shqiptare do të kandidoje për eurodeptet në zgjedhjet e ardhshme europiane.
Salihu jeton prej 20 vitesh në Itali, ndërkohë që si sipërmarrës shprehet se: ‘kam përjetuar nga afër vështirësitë, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin europian”.
Me tej biznesmeni shton se: “Kam vendosur të dal si kandidat në zgjedhjet evropiane për t’i dhënë edhe më shumë forcë brenda institucioneve evropiane- angazhimit tim personal përkrah të gjitha pakicave”.
“Unë jam Muharrem Salihu – Marco, një sipërmarrës italian me origjinë shqiptare, i cili ka qenë gjithmonë i përfshirë në jetën sociale.
Kam gati njëzet vjet që jetoj në Itali dhe kam përjetuar nga afër vështirësitë, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin europian.
Kam vendosur të dal si kandidat në zgjedhjet evropiane për t’i dhënë edhe më shumë forcë brenda institucioneve evropiane- angazhimit tim personal përkrah të gjitha pakicave.
Lufta kundër pabarazive dhe padrejtësive sociale në nivelet më të larta bën të mundur jo vetëm rritjen e mirëqenies së njerëzve, por edhe parandalimin e konflikteve dhe luftërave që vazhdojnë të përgjakojnë tokën tonë sot”- shprehet ai./gsh.al