Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Çumani: “Mes jush jetoj”, një libër jo i zakonshëm

“Mes jush jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.
Ai përfshin krijimtarinë më të begatë të njërit prej tekstshkruesve më të dashur në historinë e Këngës Shqiptare dhe vjen në duart e lexuesit dhe të artdashësve të muzikës në një çast të trishtë, kur pak kohë më parë humbëm fizikisht Jorgo Papingjin, mjeshtërin e metrikës dhe të fjalës së bukur shqipe.
Veç përmbledhjes së krijimtarisë së tij më të mirë në më shumë se 50 vite, ky botim është konceptuar edhe si një libër memuaristik dhe vjen si homazh e nderim për autorin.
Mirënjohje për të gjithë ata miq e bashkëpunëtorë të cilët u përfshinë në këtë libër përmes kujtimeve, ndjesive, emocioneve dhe mbresave të tyre, duke e plotësuar dhe shpërfaqur edhe më të plotë profilin e poetit në të gjitha dimensionet reale jo vetëm si artist, por në radhë të parë si Njeri.
Mirënjohja ime shkon për familjen e poetit, bashkëshorten Tanja, vajzën Migena dhe të birin Perikliun, të cilët u treguan të gatshëm për të bashkëpunuar ngushtësisht përmes materialeve të shumta arkivore dhe fotove familjare, çka shërbyen për të realizuar një botim serioz dhe sa më të plotë e gjithëpërfshirës.
Së fundi, një falenderim të posaçëm për bashkëpunëtoret e mia, Suela Mino dhe Anila Bisha, të cilat punuan me përkushtim dhe bënë gjithçka që libri të shihte sa më parë dritën e botimit.
Please follow and like us: