Manushaqe Toromani: Të lutem, mos më harro!
Më mendo,
Të lutem mos më harro
do të më vijnë fjalë gjithsesi
Me erën, diellin, ditën, natën, me hënën
Me shiun si tani
Më kot thonë vdesin dashuritë
Ato thjesht transformohen në një formë tjetër
Ti shtiresh se do atë tjetrën kur brenda teje jam vetëm unë
Dhe unë bëj sikur jetoj një tjetër dashuri
Por heroi im je vetëm ti.
Më mendo,
Dhe pse e di kjo ndodh pa ta thënë
Nga e di do thuash ti?!
S”është shpjeguar dashuria asnjëherë me fjalë
Kanë gënjyer shpesh
Kanë thënë dhe kot “të dua”
“Më nuk të dua”, kanë thënë kur janë djegur zjarr
Ashtu si ti mua ditë më parë,
E di edhe këtë e di
E pashë mirë me sytë e mi,
Ti pashë sytë, të ndjeva zemrën
S’të besova asnjë fjalë, s’kish se si.
Please follow and like us: