Albspirit

Media/News/Publishing

Lista e Zezë e Erdoganit!… Pas Buzhalës reagon edhe Kulla: Berat, do na mungojnë plazhet e Antalias 

 

 

Publiçisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka reaguar pas listës që po qarkullon lartë e poshtë sipas së cilës një seri figurash publike në Kosovë dhe në Shqipëri janë përfshirë në listën e zezë që Presidenti i Turqisë Erdogan i cilëson si “gylenistë” dhe që kanë mbështetur grushtin e dështuar të shtetit kundër tij.

Duke iu referuar rastit kur bëhet e ditur se zyrtarisht Turqia i ka kërkuar Kosovës që ta dënojë gazetarin Berat Buzhala për qëndrim publike që mund të vënë në rrezik raportet mes dy vendeve, bazuar në një ligj që është aktualisht në fuqi.

Duke qenë se një listë e ngjashme me personat që shikohen me sy kritik nga regjimi i Erdoganit, ekziston edhe në Shqipëri dhe aty figuron edhe emri i Ilir Kullës, ky i fundit në solidaritet me gazetarin Buzhala ka shkruar: “O Berat Buzhala ty dhe mua dhe ca te tjere qe na ka fut n liste te zeze ky Taipi do na mungoje ca kohe plazhi i Antalya po s ka problem se mesdheu ka plazhe shume”.

Please follow and like us: