Albspirit

Media/News/Publishing

Hoxhaj: Nota verbale turke e papranueshme dhe e pazakontë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i tha Radios Evropa e Lirë se nota verbale e Ambasadës Turke në Prishtinë “është e pazakontë dhe e papranueshme dhe njëkohësisht një mbireagim i saj”. Ministri Hoxhaj tha se Koosva respekton lirinë e shprehjes, liriën e shtypit dhe të mendimit dhe e cilësoi shkrimin e gazetarit Berat Buzhala “me përmbajtje sarkastike dhe pa qëllime politike”.

Ministri i Jashtëm i Kosovës tha se Kosova është “një shtet i ri i vogël që megjithatë ka nevojë që ta ruajë prestigjin, krenarinë dhe kredibilitetin ndërkombëtar, t’i mbrojnë interesat e qytetarëve të saj po aq sa edhe t’i ruaj raportet e mira me vendet mike”.

Ministri Hoxhaj dha këto vlerësime pas kërkesës zyrtare të Ambasadës së Turqisë në Prishtinë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për të ndëshkuar me burg një gazetar nga Kosova, Berat Buzhala, për shkak të komenteve të tij thumbuese të bëra në rrjetin social Facebook.

Radio Evropa e Lirë: Ministër Hoxhaj, një notë verbale e Ambasadës turke në Prishtinë me kërkesë të drejtpërdrejt për ndëshkime të një gazetari të Kosovës për një shkrim të tij në rrjetin social facebook ka ngjallur reagime të forta në Kosovë. Cili është qëndrimi juaj për këtë notë verbale?

Enver Hoxhaj: Sipas mendimit tim ka qenë një mbireagim i Ambasadës turke në Prishtinë dhe në pikëpamjen time, politika e jashtme e një vendi nuk ëhstë asgjë tjetër vecse një zgjatje dhe zgjerim I politikës së brendshme. Sistemi ynë kushtetues, sistemi ynë politik dhe kultura jonë politike si dhe përpjekja jonë euro-atlantike flasin për atë që ne e respektojmë lirinë e mendimit, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit dhe në këtë drejtim e kam kuptuar edhe reagimin zotit Buzhala I cili ka qenë më shumë me përmbajtje si sarkazmë se sa si një qëllim politik.

Radio Evropa e Lirë: A do të ketë përgjigje të drejtpërdrejt nga MPJ për Ambasadën turke meqë ju është drejtuar me notë verbale?

Enver Hoxhaj: Ne do të kemi komunikime gjatë ditëve të ardhshme me Ambasadën turke. Unë kam arritur dje që të bisedoj me ambasadoren dhe qëndrimi ynë është se as Qeveria e Republikës së Kosovës dhe as dikush tjetër nuk mund të ndërhyjnë në gjyqësor dhe në cështjet e gjyqësisë. Ne jemi vend demokratik.

I tejkalojnë kompetencat e të tjerëve, dhe është një fushë e demarkuar se cfarë bën gjyqësori dhe cfarë bëjnë të tjerët. Sa i takon notës verbale dhe situatës së fundit të krijuar më lejoni të jem i qartë: ne nuk dëshirojmë të përfshihemi në çështje të të tjerëve, në çështjet të cilat mund të prodhojnë keqkuptime emocionale, por në të njëjtën kohë ne presim respect reciprok dhe të ndërsjellë të vendeve mike ne raport me Kosovën.

Shteti ynë është një shtet i ri i vogël por edhe shtetet e vogla kanë nevojë që ta ruajnë prestigjin, krenarinë dhe kredibilitetin ndërkombëtar, t’i mbrojnë interesat e qytetarëve të tyre. Por, njëkohësisht edhe t’I ruajnë raportet e mira me vendet mike. Këto janë parametrat se si ne si politikë e jashtme e shohim rastin në fjalë. Ky nuk është rasti I vetëm dhe as I pari meqë në të kaluarën ka pasur keqkuptime të tilla që janë tejkaluar.

Radio Evropa e Lirë: Ju thoni se është mbireagim i Ambasadës turke dhe notë verbale e pazakontë?

Enver Hoxhaj: Pa dyshim se ky është një mbireagim nga ana e Ambasadës Turke në Prishtinë dhe është një notë e pazakontë verbale. Raportet tona me Turqinë janë miqësore. Ne I jemi mirënjohës Turqisë për mbështeetjen e madhe që I ka dhënë shtetit të Kosovës. Por nota verbale si e tillë për ne është e papranuehsme dhe besoj se ky keqkuptim do të tejkalohet.

Please follow and like us: