Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova nuk është pronë e asnjë partie politike

 

Ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Agim Zogaj, ka thënë se Kosova nuk është pronë e asnjë partie, as e partive që janë në pushtet, as e atyre që synojnë të vijnë në pushtet. “Shteti u takon të gjithë qytetarëve pa dallime politike, ideologjike, racore, nacionale, kulturore, fetare etj”, ka thënë Zogaj në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”. Ai ka thënë se Kosova po ballafaqohet me situata të cilat, në vend se ta përshpejtojnë ndërtimin demokratik të shtetit, ato po i ngadalësojnë proceset që ka shteti përpara. Zogaj ka thënë se faktori shqiptar në Prishtinë, Tiranë dhe Tetovë, duhet që të jetë shumë i vendosur që ndërtimin e politikave kombëtare, për forcimin e aleancave politike dhe ushtarake me aleatët euro perëndimor, me theks të veçantë me SHBA-në dhe Gjermaninë.

 

 

Please follow and like us: