Albspirit

Media/News/Publishing

Alfred Balla i KLP e merr në ballë, 15 vjet jashtë drejtësisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur që Alfred Ballës t’i ndërpritet mandati. Kjo, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që ta largojë atë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.

Vendimi u mor sot, ku me 9 vota pro u vendos që ish- kreut të KLP-së, Alfred Balla  t’i përfundojë mandati. Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përfundimin e mandatit të Alfred Ballës është zhvilluar me debate të ashpra.

Anëtarja Nurihan Seiti është shprehur se Alfred Balla është kryetar derisa vendimi të publikohet në Fletoren Zyrtare. Ndërsa përplasjen me Sokol Stojanin e pati për kërkesën e Ballës për përjashtimin nga procesi i votimit të zv.kryetarit Tartar Bazaj, duke thënë se është në konflikt interesi.

Anëtari i KLP-së, Sokol Stojani, ka kërkuar në mënyrë të prerë zbatimin e vendimit të KPA-së, që e konsideroi si një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk mund të interpretohet dhe as të vihet në dyshim.

Stojani tha se Kushtetuta e thotë qartazi, ndaj i kërkoi në seancën e paradites KLP-së që të merrte një vendim, bazuar pikërisht në vendimin e KPA-së.

Në fillimin e mbledhjes së KLP-së, zv.kryetari Tartar Bazaj pyeti anëtarët nëse Alfred Balla mund të paraqitet si dëgjues në sallë, kërkesë e cila është pranuar, duke i dhënë kështu mundësi kreut të detyrë të KLP-së që të japë qëndrimin e tij.

Këshilli ka rrëzuar kërkesën e Alfred Ballës për përjashtimin nga kjo mbledhje për Taratar Bazajn, për konflikt interesi. Pro kërkesës së Ballës ka votuar vetëm anëtarja Nurihan Seiti.

Alfred Balla, i cili nuk ishte i pranishëm në mbledhje, me një shkresë drejtuar KLP sfidon vendimin e KPA për përjashtimin e tij me 15 vite nga drejtësia, duke thënë se nuk është i menjëhershëm dhe se ai është zgjedhur nga Kuvendi si përfaqësues i shoqërisë civile.

“Unë jam anëtar i KLP-së i zgjedhur nga Kuvendi prej përfaqësuesve të shoqërisë civile shqiptare…Nga interpretimi i nenit 149/b të Kushtetutës nuk del e qartë se, në lidhje me vazhdimin e qëndrimit në detyrë, tashmë duhet të shprehet ky Këshill, apo organi i emërtesës sime që është Kuvendi i Shqipërisë, apo Gjykata Kushtetuese”, shkruan Balla.

https://www.gazetatema.net/kronika/keshilli-i-larte-i-prokurorise-i-nderpret-mandatin-alfred-balles-kpa-e-p-i441713

 

Please follow and like us: