Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Komplot heshtjeje 

A jemi më të vjetër sesa mendojmë se jemi?
Në përgjithësi, kur arkeologët gjejnë diçka është sepse ata e kërkojnë qëllimisht atë. Ka përjashtime, sigurisht, kur dikush në fushë ngec në mënyrë metaforike mbi diçka të papritur në errësirë, duke zbuluar aksidentalisht një Gobekli Tepe ose një kockë Denisovane. Pastaj tendenca është që një gjetje e tillë të etiketohet “anomali” – një gjetje a zbulim që nuk përshtatet me parametrat e pranuar, ose “nuk është ndjekur procedura”.
Kur shfaqet diçka e re që kërcënon të shqetësojë plotësisht status quonë, shpesh lind argumenti: “Ku janë provat? Dua të shoh shumë shembuj”!
Dhe ti i thua: “Atëherë më jep një grant që të dal dhe të gjej më shumë”! Përgjigja e zakonshme është; “Kjo do të ishte një humbje parash pa më shumë prova”!
Një nga ilustrimet më të mira për këtë gjendje të punëve gjendet në kërkimin për të përcaktuar se kur mbërritën amerikanët e parë në kontinent. Deri vonë, “Clovis First”(fosil njeriu dhe vegla pune prej guri) ishte dogma e pranuar. Edhe tani ende mbrohet me zell pothuajse fetar, nga disa.
Dyzet vjet më parë, disa hartues të teksteve shkollore dukej se e ishin të pakënaqur me teorinë Clovis. Ata mendonin se njeriu i parë në Amerikë kishte ardhur nga Siberia në veri dhe nëpërmjet opeanit në jug. Studimet gjeologjike më moderne dhe të përditësuara do të vërtetonin se për pjesën më të madhe të kohës që ekzistonin njerëzit modernë, akullnajat mbulonin polet veriore dhe ishin zvarritur deri në atë që tani është pjesa qendrore e Shteteve të Bashkuara, duke izoluar në mënyrë efektive atë që ne tani e quajmë Amerikë nga çdo kontakt njerëzor.
Raca njerëzore, ndërkohë, ishte përhapur që nga zanafilla e saj në Afrikë (një teori që ka zëvendësuar relativisht kohët e fundit ‘Kopshtin e Edenit’ të Gjysmëhënës Pjellore, dhe njeriu ishte përhapur nga Afrika në jug, në Azi në Lindje dhe Evropë në veri.
Me akullnajat që mblidhnin aq shumë ujë, nivelet e detit ishin shumë më të ulëta se sa janë tani. Një urë tokësore mijëra kilometra e gjerë e quajtur ‘Beringia’ lidhte Siberinë me Alaskën nga filluan të vijnë edhe njerëzit e parë në Amerikë, mijëra vjet para ‘Clovis’, thotë teoria e tanishme.
Please follow and like us: