Albspirit

Media/News/Publishing

Nevila Sokoli Xhindi: Një status i veçantë për prof. Dhimitër Doka


Sot dua t’i dedikoj një status të veçantë dhe vëmendje një mikut tim të kahershëm, Prof. Dr Dhimitër Doka.
Profesor Miti, siç e thërrasin të gjithë, kandidon për postin e Dekanit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.
Është në nderin e ish kolegëve të mi në atë fakultet dhe miqve që i kanë rezistuar kohës që të votojnë një profesionist, akademik në kuptimin e vërtetë të fjalës, profesorin e ndershëm dhe të gjithkund gjendur për të dhënë, për të mbështetur, për të punuar fort e për ta pasur nder ta kesh në projekte të përbashkëta në gjithe Europën.
Mik i dashur, të uroj fitore të merituar, në sfidë me realitetin e kontekstet që të rrethojnë, me modelin tënd na bën nder që kandidon dhe do na gëzosh po të jesh fitues!

Please follow and like us: