Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Dy lule zgjodha…

 

Zgjodha dy lule

As një e as tri

Përhapin veç aromë

Pa patur askënd zili.

 

Dy lule, në një saksi

Nuk mburren për bukurinë

Se janë të dyja njëlloj

Se rriten me dashurinë.

 

Dy lule një zemër formojnë

E si dy pika uji ngjasojnë

Lulëzojnë në një saksi

E dhurojnë kaq shumë dashuri.

 

19 Qershor 2024.

Please follow and like us: