Albspirit

Media/News/Publishing

Pajtim Sejdinaj: Bisedë profetësh

Humor

Kampionati Europian 2024 po zhvillohet në Gjermani. Grupi ku bën pjesë Shqipëria është quajtur grupi i “Ferrit”. Para fillimit të kampionatit, Profeti gjerman zhvilloi një bisedë me profetët e Grupit të Ferrit.

Profetit italian tha: – Kujdes me shqiptarët. Ata nuk të falin! Për Kombin, ata bëjnë “kurban” djalin! I njohim, – vijoi Profeti Italian. kemi dal të humbur në disa beteja me ta. Po sot ndryshojnë punët. Ne po i mbajmë më bukë ata. Ata janë të besës. Nuk janë bukëshkalur. Ne do t’i fusim në histori duke i lënë të shënojnë golin më të shpejt gjatë gjithë kampionateve europiane. Dhe ata do të tregohen xhentilë, do të na  japin ne  fitoren. Ata janë të besës.

Dhe ashtu ndodhi vërtet. Shqiptarët shënuan golin më të shpejtë në sekondën e 23, por ata u treguan  xhentilë duke u lënë fitoren italianëve 2-1.

Profeti gjerman i tha profetit kroat: – Porositi lojtarët të kenë kujdes nga shqiptarët! Ata po morën “zjarr”, s’ka burrë që t’i ndalë!

– I njohim, kemi të njëjtën origjinë! Ndaj do ta lëmë ndeshjen barazim” – ia ktheu profeti kroat.

Ashtu ndodhi vërtet ndeshja përfundoi 2:2.

Profeti gjerman i tha profetit spanjoll: – E dini që u keni një borxh shqiptarëve? Ka ardhur koha për t’ua kthyer sot borxhin! (Borxhi datohej  që në vitin1936).

-Po! – tha profeti spanjoll, po kjo varet nga “beteja” me Italinë!

Po e fituam do t’u kthejmë borxhin shqiptarve ose të paktën një barazim!

 

Të shohim sa do ta mbajnë fjalën spanjollët.

Please follow and like us: