ERVIN HATIBI: DUA T’I HARROJ SOT FJALËT…
Dua t’i harroj sot fjalët
le te flasin vetë vështrimet,
le të flasë dora që dridhet,
këtu mbi kitarën time.
Se kur erret bie nata
një dritë ndizet brenda meje,
njerëzit fytyrat fiken,
asgjë tjetër s’ndjej veç teje.
Nëpër javë rrjedh trishtimi,
cigaren prapë kam filluar,
nuk je ndryshe nga të tjerat,
vetëm unë kam ndryshuar.
E tërheq imazhin tënd,
dhe veten nëpër gjumë,
jemi bashkë, por në agim,
i vetëm mbetem unë.
Të shoh më qartë kur ti je larg,
afrohu të të dua,
dhe nëse kjo është lojë
nuk me pëlqen të luaj.
Diçka mirë e kam ditur,
vajzat vdesin porsi lulet,
një petal qe më solli vjeshta,
përmbi flokë vjen e më ulet.
Të shoh më qartë kur ti je larg…
Please follow and like us: