Albspirit

Media/News/Publishing

Dy ese nga Astrit Lulushi

Qetësi dhe vetëm

Të vetëmenduarit është përgjigjia; jo kur mendon gjërat për rreth; si arti, i cili nuk u përgjigjet pyetjeve, por nxit pyetje të tjera.

Nëse doni të dini, gjëja e parë që dëshironi të pyesni është se kur, ku, dhe si ka qenë gjysma rinore e jetës. David Copperfieldi do t’iu dukej komedi. Por të mos të hyjmë në të. Veç kësaj, nuk do t’iu tregoj autobiografi; brezi ynë, i vjetër, është mësuar të mos thotë të vërtetën, vetëm për të fituar “buzëqeshje” nga pushtetiu.

Do t’ju tregoj vetëm për këtë rast që më ndodhi para se të ikja: “Duhet ta merrja me qetësi”.

Jetoj shumë larg nga vendi, dikur i mbylur, që shpesh e vizitoj. Takova një ditë një shkrimtar, tani ishte plakur, para presidencës, në pritje për një dekoratë. Vite më parë, kishte shkruar një libër – Sekreti i peshku të artë. Bënte fjalë për një njeri që nuk lejonte askënd ta shikonte peshkun e artë, sepse e kishte blerë me paratë e veta. Më mirë ta kishte titulluar “Sekreti i peshkut të kuq”. Ndjej shtrëngim në gjoks. Nëse ka gjë që urrej, janë filmat. Mos m’i përmendni. Më mirë do të ishte të quheshin “filmat e epokës së kuqe”. Më falni, se fola gjatë.

Ajo që dua të tregoj është dita kur u largova. Kjo është e gjitha. Ndoshta mund t’ju them se çfarë bëra pasi ika. Tani, këto gjëra nuk më interesojnë.

Dhe njeriu që ndodhet pranë, vazhdon – “Po për punë si ia bëre”?

Është një pyetje kaq idiote – Si ta dini se çfarë do të bëni derisa ta bëni? Por pyetja mbetet në mendje që lind shumë pyetje të tjera. Gjithçka që mund t’iu them është se mungonin të gjitha. Por mos i thoni askujt asgjë. Nëse e bëni këtë, do të mbeteni vetëm.

Qëllim dhe përfundim

Kur qëllimi nuk arrihet, njeriu heq dorë prej tij. Ndonjëherë, planet janë bërë, rruga e qëllimit është marë, por e kundërta përmbushet. Njeriu nuk ka marrë mësim, dhe përsërit të njëjtin gabim.

Plani fillestar për Kryqëzatën e Katërt ishte nisja e një sulmi në Egjipt. Kryqtarët planifikuan të rimerrnin Jerusalemin pasi të pushtonin Egjiptin. Por askush nuk ishte i interesuar të udhëtonte në Egjipt nëpërmjet tokës, kështu që ata zgjodhën të lundronin. Për të udhëtuar atje, kryqtarët kërkuan që venecianët të ndërtonin anije të shumta për ta.

Gjërat duket se po shkonin mirë për momentin, por ky ishte vetëm fillimi. Kryqtarët u detyroheshin venecianëve një shumë të madhe parash që ata nuk ishin në gjendje t’i paguanin sepse kishin llogaritur gabim numrin e anijeve që do të kërkonin. Pas kësaj, doge i vjetër i Venecias u tha se ai do t’i lironte ata nga një pjesë e borxhit nëse kryqtarët sulmonin qytetin e krishterë të Zarës në Kroacinë e sotme.

Shumica e kryqtarëve rrethuan qytetin dhe e pushtuan atë pavarësisht se Papa Inocent III i kishte thënë jo. Për këtë arsye Papa shkishëroi çdo kryqtar dhe venecian.

Më pas, një princ i ri bizantin i mërguar i quajtur Aleks Anxhelo u bëri një propozim joshës kryqtarëve: të shkonin në Kostandinopojë që të lironin babanë e tij nga kontrolli i xhaxhait të tij në pushtet. Aleksi u premtoi për të nënshtronte Kishën Ortodokse ndaj autoritetit të Papës dhe të shlyente borxhin e kryqtarëve ndaj venecianëve. Pas arritjes së një konsensusi, shumica e kryqtarëve dhe venedikasve u nisën për në Konstantinopojë.

Rrethimi i qytetit filloi në korrik 1203 dhe jo shumë kohë më pas, xhaxhai uzurpator i Aleksit u arratis nga qyteti dhe u nis për në Traki. Thesari perandorak ishte pothuajse i varfëruar për shkak të shpenzimeve ekstravagante dhe ryshfeteve të zyrtarëve.

Ndërsa Aleksi ishte i suksesshëm në mbledhjen e më shumë se gjysmës së fondeve që u kishte premtuar kryqtarëve, ai nuk ishte në gjendje të përmbushte angazhimet e mbetura. Situata po përkeqësohej shpejt dhe kryqtarët dhe venecianët u ndjenë të mashtruar. Si Perëndimi Latin, ashtu edhe Lindja Bizantine, prej kohësh nuk e vlerësonin tjetrin, gjë që çoi në tensionim të marrëdhënieve.

Bizantinët humbën besimin te Aleksi i ri dhe një i afërm, Aleks Duka, e rrëzoi atë. Sapo kryqtarët dhe venecianët iu lutën Aleks Dukës që të kthente borxhin, ai u shpalli luftë atyre. Kryqtarët e zemëruar sulmuan dhe pushtuan qytetin. Pasi Kostandinopoja u pushtua nga kryqtarët dhe venecianët, qyteti u plaçkit. Plani fillestar, ai për marrjen e Jeruzalemit u harrua.

Please follow and like us: