Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: Pa ty

Tik-takët e orës drobiten

Dha shpirt e shkoi një ditë.

Neonë, lëkundur, përzhiten

Rrugicës së trembur pa dritë.

*

Mërzitshëm përgjumet qyteti

Diku, përgjumesh dhe ti.

Kjo mbrëmje në ç’malle të gjeti,

Në ç’gaze të mbyti s’e di.

*

Tymnajës së dendur ra hënëz

Tek rendja me çapet përtim,

Si pulset e tua të zemrës

Që rrahin të largët kujtim…

*

Kambanat e orës trokasin

Dhe shkau një natë ndër sy.

Rrugicash mërzitshëm kërcasin

Tik-takët, qytetit pa ty.

Please follow and like us: