Albspirit

Media/News/Publishing

Sejmen Gjokoli: “BILBILI” FOLK NË HOLLANDË, NË WONDERFEEL FESTIVAL

Wonderfeel është një festival tre-ditor në natyrë për muzikë klasike, por me atmosferën e pakufizuar të një festivali pop.

Është festivali më i madh në natyrë për muzikë klasike në Evropë, me mbi 100 shfaqje nga më shumë se 500 muzikantë, që luajnë për pothuajse 10,000 vizitorë gjatë 3 ditëve.

Wonderfeel është festivali që zhvillohet në mes të natyrës në pronën Schaep en Burgh në ‘s-Graveland (pranë Hilversum).

Festivali wonderfeel 2025 do ta transformojë mjedisin piktoresk të ‘s-Graveland, Holandë, në një qendër të gjallë muzike, arti dhe komuniteti.

Si një nga festivalet më të pritura të verës, Wonderfeel ofron një përzierje unike të shfaqjeve eklektike dhe aktiviteteve tërheqëse që krijojnë një përvojë të pa harrueshme për të gjithë.

Për herë të parë është ftuar një grup tradicional polifonik i cili do të përfaqësojë folkun e Ballkanit perëndimor si një sprovë uniteti midis muzikës klasike dhe asaj tradicionale popullore.

Jemi të nderuar që ky përfaqësim i është besuar Grup Folk “Bilbili”, Vlorë, Shqipëri.

Krenar të përfaqësojmë Kryeveprën Shpirtërore Shqiptare.

Falenderues e mirënjohës për organizatorët si dhe Znj. Donika Rudi dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hollandë për prezantimin e “Bilbili”-t folk pranë strukturave të këtij festivali të jashtëzakonshëm.

Për 45 minuta, në orën 17:oo të datës 04 Korrik 2025, Festivali Wonderfeel në Hollandë do të frymojë shqip, me shpirtin këngëtor të Labërisë dhe Kombit të gjithë.