Ilir Magjistari: Në një zarf të bardhë…
Në një zarf të bardhë,
Ca maja balukesh nga ty prerë.
Fshehur i mbaj.
Aty lexoj mendimet,
Dashuritë,
Gëzimet,
Trishtimet e tua,
…që rrjedhin ngadalë.
*
Derisa reshtin e thahen
Shterojnë,
Më duhet të pres,
Ditën që shkon tek parukjerja.
Të të lutem të shkojmë bashkë,
Kinse pas saj
Do hamë një darkë.
*
Dhe fshehtas,
Ose më mirë, vjedhtas
Marr sërish ca maja flokësh.
Balukesh të prera.
T’i fus ne zarf,
E të dëgjoj mendimet e tua të fundit,
Ato më të rejat
Se ç’ndodh rreth teje.
Se ku jam unë,
Ku je ti,
Ku janë ëndrrat,
Minutat e gazta plot qeshje,
Çastet e errta plot mërzi.
*
Ah, ai zarf i bardhë
Mister i paparë…