Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia braktis BE? Erdogan: Tani hapim një faqe të re me Rusinë

Russian President Vladimir Putin (R) and Turkish Prime Minister Recep Tayyip Erdogan attend on a press conference after their meeting to discuss differences on Syria as UN Security Council prepared to vote on the conflict, in Moscow’s Kremlin on July 18, 2012. Russia said today a decisive battle was in progress in Syria and rejected a Western-backed UN resolution on the crisis as it would mean taking sides with a revolutionary movement. AFP PHOTO/KIRILL KUDRYAVTSEV (Photo credit should read KIRILL KUDRYAVTSEV/AFP/GettyImages)

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, do të udhëtojë të martën për një vizitë në Rusi dhe pritet që të bisedojë me presidentin Vladimir Putin për të hapur një “faqet të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve pasi siç tha ai “BE-ja luftoi me Turqinë për 53 vjet”.

“Kjo do të jetë vizitë historike, një fillim i ri. Unë besoj se biseda me mikun tim, Vladimir Putin do të hapin një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe. Vendet tona kanë shumë për të bërë së bashku”, tha Erdogan në një intervistë me agjencinë e lajmeve TASS.

Ai tha se BE-ja ka shmang përmbushjen e premtimit dhe “luftoj me Turqinë për 53 vjet”. Erdogan po ashtu tha se pjesëmarrja e Rusisë është jetike për të gjetur një zgjidhje për Sirinë.

Përpjekjet e Turqisë për t’u bashkuar me BE filloi nga viti 1963, kur edhe u bë anëtare e asociuar e Bashkësisë Ekonomike Evropiane (EEC), paraardhës i Bashkimit të sotëm. Aplikimi për anëtarësim të atëhershëm EEC është dorëzuar në prill 1987.

Please follow and like us: