Izet Shehu: Pika e lotit
Një pikë loti ra nga qerpiku.
Shndëriti si kristal mbi gjethin e tharë.
Nga jetë shkreta një ditë iku.
Një fletë u këput në kalendar.
Ai që humb në një kompjuter.
Se ç’ndodh përreth as s’do t’ia di.
Mbi murin e vjetër varet një kulpër.
Me lisin plak puthet një hardhi.
Babushi që sheh se si i tkurret jeta.
Bëhet zevzek e ziliqar.
Se pikë e lotit e rënë te gjethja
Një botë të tërë mbi supe ia var.