Sami S. Shatri: Nga botë e përtejme
Nëse do t’më thuash,
pse sytë m’kanë lotuar,
pyete shpirtin tim,
atje në amshim!
Kur do t’më thërrasësh,
dërgo një mesazh,
nga botë e përtejme,
unë s’mund të flas!
N’paç n’aj porosi,
eja me nguti,
aty te rrugica,
gjen një varr të ri!
Ndoshta kur t’më flasësh,
zërin s’ta dëgjoj,
por ta ndjej atë zemër,
sa mallshëm rënkon!
Nga loti i derdhur,
mbi n’jat dhe të njomë,
do të rriten lule,
t’bukura plot aromë!
E kur do largohesh,
kam një amanet,
në gurin e varrit,
mi shkruaj dy fjalë, SHQIP!