Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: “Guri” rёndon kur ka gjёrat nё dorё!

Qё vendi po boshatiset, ky nuk ёshtё lajm. Edhe kur e thotё bota sikurse BERZH kёto ditё. Si do i bёhet hallit, ky do tё ishte lajm pas afro 4 dekadave mёrgim e mendje e ngritur pёr ikje pafund. Mёrgojnё edhe qytetarё me pashaportё tё BE por jo “lumё” si mёrgimi ynё e ndёrsa pёr ta ai ёshtё “bonus” sepse janё mirё po duan akoma mё mirё, mёrgimi ynё ёshtё sё pari mbijetesё ndaj fatalitetit tё sё keqes e vёshtirёsive qё, sesa tё kohёs e rritjes, janё tё stisura nga klasa politike e trashёgimia BeRama qё na mbeti nё derё.
“Gatuam” edhe ne si shoqёri fatin tonё me besimin e verbёr, dhёnien e votёs e futjen nё rrjesht pas “pardesybardhёve” tё ‘90-s sot tё paprekshёm e tabu. Krijuam “idhuj” nga hiҫi qё sot kanё kaluar “ylberin” – kanё kapur me “ligj” votёn, drejtёsinё, median, lekun, pasurinё publike etj, ndaj dhe i bёjnё karshillёk qytetarit e marrin kot duke i konsideruar tё mirёqёna privilegj e pushtet.
Njё “fat” i prapё ky ku edhe perёndimi nuk ёshtё pa gjё. Si kur ngriti mёndjen me retorikat ndaj monizmit, hapjen e dyerve nё ‘90 pёr t’i kyҫur mё pas aq kohё sa zgjati edhe monizmi duke e katandisur lirinё e lёvizjes nё demagogji ashtu edhe me mbёshtetjen ndaj autokratёve nё politikё nё kurriz tё interesit qytetar e atij demokratik qё tani kanё dalё nga “shishja” e nuk pyesin pёr qytetar e perёndim bashkё.
Dolёn nga shishja!
Nё ’90 u pёrmbys sistemi por u cёnua edhe koncepti e praktika e shtetit e sot qytetari i pambrojtur pёrballet me plot padrejtёsi e pabarazi tё sanksionuara nё ligj. “Litarёt” e BeRamёs janё sot pafund e mund tё qorrollepsin shpresёn e besimin pёr breza me rradhё.
Nga batёrdia e rrёmuja me “ligj” me pronёn e zhvatjen e pasurisё kombёtare dhe natyrore, kapjen me “ligj” tё votёs e referendumit qё garanton paprekshmёri tё pushtetit e “nepotizёm” politik, betonizimi, degradimi, “xhungla” e “tumoret” urbane me pasoja nё jetesё e natyrё, cёnimi i kohezionit social me pёrҫarjen politike, loja me fenё, polarizimi klasor bazuar tek abuzimi, mbijetesa nё kurriz tё vlerave e dinjitetit qytetar, padrejtёsia me strehimin, pensionet etj pafund, jo se nuk dinё por nuk duan e nuk ua ndjen.
Sot Partia Social-ishte e Partia Demon-kratike nuk janё zgjidhja por problemi, nuk janё arsye pёr tё ndёnjur por pёr tё ikur dhe anatemimi bajat ndaj monizmit, ironia Rama me “Korenё e Veriut” etj, nuk ngjitin mё pёr tё mjegulluar abuzimet e pёrfolura. Qytetarit nuk i hyjnё, pёrkundrazi i prishin punё “reformat” e djathta qё kalohen kollaj nga qeveria e “majtё” e polarizojnё mё tej shoqёrinё, reforma nё drejtёsi qё bёn mullar dosjet e nuk zhbёn vendimet e padrejta tё djeshme, betonizimi pafre turistik pёrballё varfёrisё qё vret sytё etj.
Nё ‘90 shumё gjёra u nisёn ters. Shteti, institucionet, ligji e gjithshka tjetёr e gatuar nga politika akoma nuk po ngjall shpresё e besim. Pasiguria qytetare ёshtё sheshit nga ajo e jetёs, e pronёs, juridike, barazia para ligjit etj. Institucionet e pavarura nuk besohen si tё tilla dukie filluar nga Gjykata Kushtetuese qё asnjeherё nuk abrogoi 7501 qё prona tё kthehej tek i zoti dhe jo tё mbetej tek mё i “zoti”, qё nuk hedh poshtё ligjin zgjedhor qё cёnon tё drejtёn kushtetuese tё pёrfaqёsimit, qё nuk respekton sigurinё juridike kur vjen puna psh. tek strehimi si banorёt nё shtёpitё e ish-pronarёve qё u trajtuan veҫmas nga tё tjerёt qё privatizuan banesё nё ’90 (duke kundёrshtuar edhe vetveten nё kohё), arbitrariteti qeveritar me kreditё e buta e ҫelsat nё dorё, diskriminimi i pensioneve etj.
Sa kohё vazhdon ky kontekst, sado tё peshojё, “guri” nuk rёndon nё vёndin e vet. Shpresa e besimi tek e ardhmja mbeten utopi dhe vetё hyrja nё BE, sesa frymёzim e integrim, rrezikon tё jetё njё tjetёr hyrje “ambasadash” pakthim.

Nё njё varkё!

Qytetari i pranon vёshtirёsitё e sfidat e jetёs kur shikon se qeveritari e politikani nuk ёshtё nё “flluckё” por ndan tё njёjtin fat me tё. Qytetari mirёkupton e ka durim kur sheh se politikanёt kanё rroga e pensione tё krahasueshme me tё, strehohen, shkollohen, lёvizin, mjekohen, bёjnё pazar, pushime etj si ai, bёjnё sa munden e janё tё hapur pёr votёbesim sepse pёr ta politika ёshtё mision pёr emёr tё mirё e jo punёsim e pension.
Askush nuk do tё kundёrshtonte taksat sa kohё ato mirёadministrohen pёr shёrbime jetike publike e jo beton klientelist, “obezitet” administrativ, privilegje qeveritare etj.
Qytetaria lёndohet me dokrra si “kryeshёrbёtori” nё qeveri, shitjen si arritje e pёr votё(!) tё rritjes sё ҫmimeve tё banesave ndёrkohё qё ёshtё lajm i keq pёr tё pastrehёt, amnistitё klienteliste qё e marrin pёr leshko atё qё respekton ligjin etj.
Pёr fat tё keq politika endet nё tjetёr realitet paralel dhe vetё opozita, ajo qё normalisht duhet tё ishte bartёse e shpresёs e besimit pёr mё tej, ёshtё ajo qё ka dhёnё prova se e ka groposur dikur atё.
Pёrtej fasadave, farsa BeRama vetёm ngatёrron, vёshtirёson e pamundёson jetёn e qytetarit me ligje klienteliste e praktika kaotike pafund qё “betonizojnё” pabarazinё e padrejtёsinё nё vёnd. Ata prishёn gjithshka pas ‘90 dhe e shtyjnё me fasada duke mos ditur apo dashur tё ndёrtojnё mё mirё pёr tё gjithё. Dhe kur pranimi i sё sё keqes mё tё vogёl shndёrrohet nё fatalitet, nuk ka vёnd pёr shpresё e besim.
Re-boot demokratik
Shpresa e besimi nё vёnd nuk varen vetёm nga problemet e vёshtirёsitё por edhe bindja qytetare se ka gjёrat nё dorё. Shumё vёshtirёsi janё tё kohёs sikundёr ka ndodhur edhe me vёnde tё tjera mё parё por ajo qё dёshpёron e pezmaton ёshtё pafuqia qytetare pёr tё ndryshuar gjёrat nё kohё. Pёr shkak tё politikёs sistemi e ka pёrjashtuar qytetarin dhe ai mbetet nё mёshirёn e politikёs ndaj besimi e shpresa vijnё vetёm pёrmes rishikimit tё tij.
Problem nuk ёshtё thjesht politikani abuzues por fakti se votuesi nuk ka gjё nё dorё t’a largojё atё me votё. Nuk ёshtё njё qeveri qё flet nё emёr tё qytetarit kur suprizon me projekte tё pёrfolura, klientelizёm apo pabarazi, politika tё jashtme etj por fakti qё referendumi mbetet thjesht “stoli” nё Kushtetutё.
Qё shpresa e besimi tё ngjizen nё vёnd duhet qё tё rikthehet mё sё pari besimi tek vota. Ligji zgjedhor duhet tё rishikohet duke risjellё atё mazhoritar me korrigjim proporcional kombёtar qё kthen besimin e votuesit tek vota e tij, ndryshe, nga tё pazgjedhurit, pritet ҫdo gjё. Referendumi, kombёtar apo lokal, nuk duhet tё jenё pёrjashtim por rutinё se vetёm kjo gjё e bёn gurin e rёndё nё vёndin e tij.
Politika ka nevojё pёr njerёzillёk, ku dorёheqja ёshtё dinjitet, ku mandatet kufizohen nё kohё nё parti e qeverisje, ku fushatat zgjedhore bazohen te kuotat e zgjedhin debatin e jo mitingjet populiste, ku i pavaruri ka aq shanse sa edhe partiaku pёr nё Kuvёnd etj.
Afёrmёndsh PS e PD nuk e duan atё qё qytetari dёshiron e meriton ndaj dhe i takon partive tё tjera qё tё reflektojnё e bёhen bashkё pёr njё ligj zgjedhor meritokratik si ai mazhoritar ndryshe, ato janё thjesht klonim i sё vjetrёs nё politikё dhe kjo vret mё tej shpresё e besim.
Prona historike duhet tё respektohet nё pёrputhje me Kushtetutёn dhe nё pamundёsi rikthimi duhet tё kompensohet nё vlerё tregu me prioritet. Qё tё shpёtohet “shёnjtёria” e tapisё e nёpёrkёmbur arbitrarisht nga 7501, ata qё kanё zёnё pronёn historike duhet t’a meritojnё atё qoftё edhe duke marrё kredi pa interes bankar (shoqёria u ka aq borxh pronarёve historik me qeverisjet qё votoi) si garanci edhe vetveten nё tё ardhmen.
Qё shpresa e besimi tё kthehen nё vёnd duhet qё ligji tё jetё roje i barazisё dhe jo “kumbar” i pabarazisё e padrejtёsisё. Nga diskriminimi me pensionet, bonuset selektive (psh. korrenti) sipas oreksit qeveritar, strehimi si e drejtё e shans i barabartё pёr tё gjithё, qartёsia e projekteve e investimeve, investimet strategjike apo ato 1 euro etj.
Qytetari e ka mёndjen tё ikё sepse politika ёshtё shndёrruar sot nё “mur” qё nuk i bihet me kokё. Qё tё ndjehet mirё nё vёndin e tij, pёr mё tepёr qё edhe bota nuk na e ka borxh jetesёn, duhet qё pёrballё vёshtirёsive, tё ndjejё se ka gjёrat nё dorё. Duhet nisur nga vota se tё tjerat vijnё pas!