Mimoza Rexhvelaj: Pasqyra…
Pasqyra është një nga simbolet më të vjetra dhe më të pasura në letërsi e filozofi.
Çfarë simbolizon pasqyra:
-Vetëdijen: momentin kur njeriu përballet me veten, pa ndërmjetës.
-Identitetin: pyetjen “Kush jam unë?” dhe dallimin mes asaj që jemi dhe asaj që dukemi.
-Të vërtetën: pasqyra nuk të tregon domosdoshmërisht atë që dëshiron të shohësh, por atë që ke përballë.
-Iluzionin: sepse ajo tregon vetëm sipërfaqen. Një njeri mund të duket bukur në pasqyrë dhe të jetë krejt tjetër brenda.
-Kujtesën dhe kohën: fytyra në pasqyrë ndryshon, ndërsa njeriu shpesh ndihet po ai.
-Gjykimin: kur njeriu shikon veten, nuk sheh vetëm fytyrën, por shpesh edhe plagët, gabimet, moshën, frikërat.
-Narcizmin: sidomos në kuptimin klasik të mitit të Narcisit, ku njeriu magjepset nga imazhi i vetes.
Por, ka një kuptim shumë më interesant për shkrimtarin: pasqyra është dallimi midis asaj që shohin të tjerët dhe asaj që jemi vërtet.
Nga sot, pyetja që po bëjmë shumë prej nesh është:”Pse kryeministri ynë i kthehet pasqyrës”?
Nisur nga ajo që kam mësuar në jetë them se…njeriu nuk i kthehet pasqyrës për të parë veten, por për t’u bindur se imazhi,që ka ndërtuar për veten ende ekziston…
Për rastin konkret:”Pasqyra, me gjithë diplomacinë e saj prej xhami, nuk po e konfirmon plotësisht ligësinë,që fshihet pas saj…”.