NJË FILXHAN KAFE DHE KËPUCË TË REJA VESHUR PËR FILMIN E DERITANISHËM SHQIPTAR
Joni Shanaj
Çdo shtet europian rezervon një fond buxhetor të dedikuar për kinematografinë vendase, duke subvencionuar filma me vlerë artistike, profesionale, cilësore që synojnë standardet më të larta, ashtu siç bën me operën, baletin, orkestrat simfonike apo federatat kombëtare të sporteve.
Ndërkohë, Shqipëria ka ende fondin buxhetor më të ulët në Europë dhe në rajon për filmin dhe kinematografinë.
Pas mbylljes së Kinostudios dhe të prodhimit filmik brenda RTSH-së, në vitet ’90 u miratua një ligj për kinematografinë.
Ky ligj vendosi ngritjen e një institucioni publik të pavarur, me fond të veçantë buxhetor, të dedikuar për krijimin e filmit cilësor me vlerë të veçantë kulturore dhe për mbrojtjen e autorëve vendas.
Ky mbetet edhe sot qëllimi i ligjit dhe i fondit buxhetor që qeveritë shqiptare janë të detyruara t’i akordojnë filmit shqiptar, sipas ligjit në fuqi.
Qeveritë kanë vetëm dy detyra kryesore: së pari, të përcaktojnë çdo vit buxhetin për QKK-në; dhe së dyti, të zgjedhin drejtuesin e institucionit.
Gjithçka tjetër funksionon në mënyrë të pavarur, sipas ligjeve përkatëse dhe Statutit të institucionit.
Problemet e hasura ndër vite në këtë sektor burojnë 100% vetëm nga këto dy detyra të qeverisë, që mbeten deri më sot pula dhe veza e halleve të sektorit.
E para: buxheti është dhe vazhdon të mbetet tmerrësisht i ulët. Kujtoj se i gjithë buxheti vjetor i QKK-së është ende sot pothuajse sa gjysma e buxhetit të një filmi të vetëm mesatar europian.
E dyta: emërimi në seri i drejtuesve të paaftë në krye të institucionit. Njëri pas tjetrit vendosen njerëz që nuk janë të aftë për detyrën.
Çfarë sjell paaftësia e tyre?
Në vitet që jam aktiv në fushën e filmit në Shqipëri, vërej se paaftësia e drejtuesve të institucionit sjell pandalshëm kapjen e fondit buxhetor nga aktorë privatë.
Këta, në një formë apo tjetër, e kapin vazhdimisht këtë fond në mënyrë konstante, vijueshëm dhe pandalshëm dhe nuk e lëshojnë më.
Reagimi im publik në lidhje me Festivalin e 14-të të Filmit Shqiptar lidhet pikërisht me këtë kapje.
Në këtë rast të fundit të kapjes së plotë dhe të përsëritur të sektorit, kemi të bëjmë me personin X, i cili drejtoi QKK-në për 5 vite.
Gjatë asaj periudhe u financuan një numër rekord projektesh të filmit artistik (saktësisht 56 filma nga 2014–2018), por ai nuk e zhvilloi asnjëherë Festivalin e Filmit Shqiptar.
Përkundrazi, shpiku një aktivitet tjetër, të quajtur Balkan Film Market, të cilin e reklamon me entuziazëm të rrallë edhe në raportin zyrtar vjetor të vitit 2017 për Ministrinë e Kulturës, duke e paraqitur si një krijesë madhështore të institucionit nën drejtimin e tij.
Ky projekt vazhdon të zhvillohet dhe të financohet nga QKK që prej vitit 2016–2017 dhe këtë vit mban edicionin e tij të 10-të.
Për 9 vite me radhë personi X shfaqet edicion pas edicioni si figura qendrore e tij, aq sa në edicionin e fundit (nr. 9) vetë Ministri i Kulturës e viziton në hapje dhe në mbyllje, duke pozuar pranë personit X dhe duke e promovuar eventin si një aktivitet me shumë rëndësi për vendin.
Po ky Ministër viziton me të njëjtin entuziazëm edhe hapjen e Festivalit të Filmit Shqiptar, vetëm pak muaj më vonë, përsëri nën drejtimin e personit X.
Me ironi e kam quajtur në postimet e mia të mëparshme këtë person X – që gjeneron dhe drejton event pas eventi të rëndësisë së veçantë me fonde publike brenda një viti në vendin tonë – si “Kryeministri pa portofol i kinematografisë së Shqipërisë”.
Dy regjisorët e vetëm debutues, me premiera në këtë edicion të 14-të të Filmit Shqiptar, quhen Andamion Murataj dhe Genc Përmeti.
Murataj, i cili është gjithashtu drejtor i BFM-së, me debutimin e tij bëhet kampion në historinë e kinemasë shqiptare për numrin e bashkëproduksioneve të siguruara. Vlen të kujtohet se BFM-ja financohet nga fondi buxhetor prej nëntë vitesh, me qëllim nxitjen e bashkëproduksioneve.
Përmeti, i cili deri para këtij edicioni njihej herë si producent, herë si skenarist dhe herë si bashkëthemelues i festivalit TIFF, debuton si regjisor me filmin e tij të parë, të prodhuar nga shtëpia filmike SkaNdal.
Me këtë kompani, personi X, vetëm në mars të këtij viti, u paraqit në një prej konkurseve të QKK-së (institucionit që ai vetë drejtoi në vitet 2014–2019) dhe natyrisht del fitimtar.
Ndoshta nuk do të kishte patur ndonjë problem madhor, nëse në vendin tonë të vogël – që disa përpiqen ta marketojnë si gjynahqar provincial – nuk do të kishte nxjerrë kokë problemi më i madh, i cili nuk mbulohet dot më:
Mania e kapjes së gjithçkaje, duke eliminuar ata që perceptohen si rivalë apo kundërshtarë.
Në programin e Festivalit të 14-të të Filmit Shqiptar mungon një prej veprave filmike më të rëndësishme dhe një prej risive më të veçanta e cilësore, të shfaqura vitet e fundit në Tiranë.
Saktësisht Nëntor 2023.
Filmi quhet Edhe një ditë (Another Day), me regji të Eneos Çarkës.
Ky film u nominua për Best Debut Feature në Festivalin IDFA, Amsterdam, pas 5 shfaqjesh me salla të mbushura plot e përplot në kryeqytetin holandez, që mbetet epiqendra e filmit cilësor dokumentar.
Është festivali më i rëndësishëm i këtij zhanri kinematografik, të cilin institucioni QKK e ka detyrim ta mbështesë, financojë dhe promovojë, në bazë të ligjit aktual të kinematografisë, ku fondi buxhetor adresohet qartë dhe saktë për tre gjinitë klasike të filmit: artistik, dokumentar dhe animacion.
Për fatin tonë, në Prizren prej vitesh zhvillohet një prej festivaleve më të suksesshme në rajon për filmin krijues artistik i quajtur Dokufest, ku në vitin 2014 filmi Edhe një ditë fitoi kupën si filmi më i mirë i Ballkanit!
Më pas, në Salerno, fiton filmin më të mirë të Festivalit në Linea d’Ombra, Itali!
Nuk po shënoj më tej të gjitha ftesat dhe nominimet që filmi ‘Edhe një ditë’ ka marrë këto vite në të katër anët e globit.
Në Tiranë, pikërisht në një festival që zhvillohet në sallat ku Eneos ka dhënë shfaqjet e provimeve si student, ky film nuk ka ftesë.
‘Edhe një ditë’ nuk eksiston.
Më duhet të përmend edhe një fakt: Eneos Çarka është i vetmi student në historinë e Fakultetit të Artit Skenik, dega Regji Filmi, të cilit shteti shqiptar i ka mbuluar shpenzimet e plota të një Masteri 1-vjeçar në Londër.
Pra, Eneos është no vetëm një talent por një investim i drejtpërdrejtë i të gjitha hallkave dhe instancave të mundshme të Shqipërisë të këtyre 12 viteve.
Sot punon si pedagog në mbrojtje të doktoraturës pranë University of Southern California në zemër të Los Angeles.
Një prej shkollave më të rëndësishme t| filmit në botë ku shkollohen për kinematografi fëmijët e yjeve hollividianë.
Filmi i tij i parë i gjatë nuk ekziston në programacionin e Festivalit të 14-të të Filmit Shqiptar.
Dhe a e dini cilët e drejtuan këtë festival?
Dy miq të ngushtë bashkëpunëtorë të një enti të Bashkisë së Tiranës, të quajtur Tirana Film Office.
Dy personazhe që prej vitesh premtojnë se do tê sjellin në Shqipëri Hollivudin!
Njëri sot gjendet Kryetar i QKK-së, tjetri drejtor artistik i Festivalit të Filmit Shqiptar.
Nuk dihet nëse Tirama Film Office kjo zyrë, vazhdon ekziston më.
Prej muajsh kam ngritur gjithashtu një shqetësim akoma më serioz dhe më me rëndësi se të gjitha sa u thanë, që lidhet me një projektligj të propozuar nga pikërisht ky grupim njerëzish që sapo injoruan duke përjashtuar filmin ‘Edhe një ditë’ nga Festivali i 14-të i Filmit Shqiptar.
Problemi kryesor mbetet se Ministri i radhës i linjës, i cili jo vetëm nuk ka njohuri të gjerë për sektorin dhe punën, por dukshëm i intereson vetëm propaganda e sukseseve të veprimtarive të shfaqura me shkëlqime vetëm në postime në mediave sociale – vend ku natyrshëm kërkon t’i bjerë në sy shefit të tij, që një jetë të tërë vetëm e toleron.
Por hallka kryesore e ngërçit të mendjes sé këtyre personave është tendenca të kapin sektorin duke krijuar grupime okulte, të cilat veprojnë nën hijen e pushtetit të qeverisë, të përkrahur nga Ministria e Linjës.
Rrethi vicioz i momentit mbetet laku mbytës i pariparueshëm që shtrëngohet ditë pas dite prej keqmenaxhimit të drejtuesve të kapur nga interesa banalë.
Vizionarëve të vetëshpallur sytë u zihen vetëm nga pushteti dhe kontrolli i kombinuar me paranë.
Gjithçka bëhet formalisht, duke mikluar pleq dhe mjerané ose me karritë dhe kanxhik me qëllim korruptimin e disave dhe neutralizimin e kundërshtarëve potencialë.
Kur kjo nuk arrihet i futet një eliminim i tjetrit total.
Përfundimi?
Pas sa e sa projektesh të financuara me pak lekë, me shumë lekë, me bashkëproduksione, me zhurmë e reklamë, pa zë, në hije – pak këtu, pak atje, shumë zhurmë për aspak – në skenën kinematografike shqiptare të orientuar pas epopeve “vizionare” mbeten vetëm dy “risi”, dy talente të rrallë, dy ortakë.
Të gjithë autorët kryesorë fitues të këtij festivali, krahas dhe atyre q| prej çmimeve çmendurishr u lané plotésisht jashtë, janë personazhe të shfaqur para ngritjes në fuqi në “fronin” e kinematografisë shqipe të personazhit X, nga viti 2014–2019.
Kohé kur ky personazhi X “vizionar”, shpërndau një sasi artificiale projektesh, duke ulur ndjeshëm kuotat e financimit.
Fatkeqësisht, kjo politikë solli rrënimin e plotë të sektorit të kinematografisë, duke ulur gradualisht dhe ndjeshëm buxhetet e vendosura në vazhdimësi vitet më parë.
Ndërkohë, çdo autor shqiptar i etabluar shkoi drejt tretjes.
Rezultati i kësaj politike ishte shkatërrimtar për progresin e filmit shqiptar.
U aprovuan projekte me shumë pak buxhet, gjë që solli sorollatjen për shumë kohë të autorëve në kërkim të plotësimit të fondit të domosdoshëm.
Nisi instalimi i të gjithë infrastrukturës ndërtuese të zhvillimit të filmit dhe aktivitetit në institucionin qendror shtetëror me logjikë OJQ-je:
Nis me sigurimin e një fondi minimal dhe sorollatjen e detyrur për plotësimin e buxhetit nga donatorë.
Por fondi buxhetor është ngritur pikërisht që të evitojë këté problem dhe nga ana tjetër të mbrojé krijuesin ngabpresi komercial.
Kjo politikë solli shkatërrimin e plotë të filmit dhe autorëve shqiptarë.
Kohëzgjatja nga një projekt në tjetrin erdhi vetëm duke u rritur.
Nga 3 vite që ishte në fillim të krijimit të QKK-së, shkoi gradualisht në 5 dhe sot jemi në kuotat rreth 7–10 vite për një film shqiptar mesatar.
lNëse 14 vite më parë një film karriere i Xhuvanit, Minarollit etj. financohej me rreth 350 milionë, sot një film i Alimanit, Pecanit etj vazhdon financohet me rreth 30 % më pak.
Mbi të gjitha, është imponuar nevoja e çdo projekti për plotësim buxhetesh në masën 70–80 %.
Atëherë, ku do të përplasen autorët dhe producentët shqiptarë?
Balkan Film Market marketohet në vazhdim si eventi i vetëm profesional qëndror i financuar për këtë qëllim nga QKK.
Çfarë u duhen këtyre projekteve për t’iu hapur potencialisht dyert ndërkombëtarisht? U duhen çmime.
OK, sajohen festivale filmi nga e njëjta dorë njerëzish që mbysin njëri-tjetrin me bufë dhe çjepër virtualë.
Me pak fjalë, krijohet një network i tërë instiktesh primordiale i shndërruar në kontroll total final të sektorit né duart e një grupimi pronarësh SHPK-ësh të financuar n| vite me nga mbi 1.5 milionë euro secili nga fondi buxhetor, për filma qé askush nuk i njeh e as i ka parë.
Gjithçka me bekimin e një ministri të rradhés gjithmonë vazhdimisht pandreqshëm të paaftë.
A duhet dikush të shohë dhe kuptojë ç’bëhet në të ketë sektor? Ministri i linjës gjithmonë mburret, stimulon dhe përkrah këtë stil. Madje i duket sukses i madh.
Në mes të kësaj meseleje vjedhjeje galopante dhe kontrolli ndaj fondit buxhetor té garantuar me ligj të kinematografisë ia nis herë pas here edhe ndonjé valë a një lloj fushate malinje ndaj autorëve dhe artistëve shqiptarë.
Kulmon kjo me një lloj përbuzjeje apo ironie me shqetësimet e tyre, njé lloj pêrqeshje arrogance sadiste që si me magji të zezë synon té kthejë të gjithë kundër të gjithëve.
Të vendosin gjithnjë e më në shenjë njëri-tjetrin dhe akoma më ashpër të rinjtë të vjetrit, të vjetrit shoku -shokun, duke ia shtuar vështirësitë gjithnjë e më shumë tjetrit.
Ngri barrierat, hidh dyshimet, shtrëngo detyrimet, akuzat dhe shpifjet.
“Duhej eliminuar autoriteti i ‘të vjetërve’.”
Qëllimi: shtyrja e çdo projekti dhe filmi drejt përfshirjes në to të ekspertëve apo bashkëpunëtorëve të huaj gjasme ndërkombëtarë deledash, pa asnjë lloj kontrolli nga cili vend, cila shkollë, cili ndikim, se kush, cili dhe pse.
Kompleksi i inferioritetit në bashkëjetesë në vuajtje dhe bashkëkohësinë në krizë më të gjerë në Perëndim, shpesh herë tundoi çdo personazh të pritej si perëndi në Shqipërinë e varfër, të pêrulur dhe dëshpëruar për një dorë mbështetjeje duke dhuruar zarfa me cash si suvenirë të ngrohtë.
Kështu nisën të krijohen autorët prestanomë. Autorë me porosi. Sekretarët, postierët, lepërisësit dhe hamejtë e producentëve. Njerëzit që nuk duhet të shfaqnin më asnjë personalitet.
U instalua gradualisht para syve tanë trendi final “fitimtar” aktual si krijim gradual që në gjenezë i autorëve FAKE, nëpërmjet financimit të disa filmave, të cilët më pas realizohen nga njerëz në hije që thirren si ekspertë për “ndihmë” – montazhierë, drejtues fotografie etj me rradhë.
Filmat m| pas lihen në duar “bashkëproducentesh” europianë për t’u “dhënë drejtim” , mbeten ashtu jetimë, tavolinë pas tavoline montazhesh, studiosh natyrisht duke futur në formalinë përfundimisht shpirtin e paktê t| mbetur gjallë të autorit fillestar shqiptar, i cili ngërdhesh me dhimbje një buzëqeshje mes rrudhash dhe thinjash kur i japin né dorë një çmim si trofe të dorëzimit të tij pêrfundimtar.
Sajesë pas sajesash u tentua te.eleminohet plotësisht çdo shpresë, çdo kontakte veten dhe jetën si dhe çdo integritet kriues dhe personalitet normal ilindur organikisht në mjedisin shqiptar.
Kjo është rruga e krimit ndaj filmit shqip, Golgatë e cila fillimisht kryqëzoi artistët dhe po kulmon së fundmi me tentativën për ndryshimin e ligjit për kinematografinë.
Nuk dihet ende se cilët njerëz përgatitën një projektligj për kinematografinë në vitin 202, pas disa vitesh punë dhe cilët përgatitën projektligjin aktual të vitit 2026.
Çfarë dihet është se pas çdo propozimi apo urdhri normal për disa incentiva që edhe mund të merren përsipêr nga qeveria nqs dëshiron t’i realizojë dhe mund t| kryhen pa shumé.dramë, nxitohet në skuta, në cepa, në qoshe okulte, të abrogohet ligji aktual.
Cilat janë grupet e punës, apo ndryshe skudronet e vdekjes ndaj autorëve të vërtetë shqiptarë mbetet gjithnjë enigmë.
Çfarë ndodhi në këto vite me projektligjin e propozuar né virin 2021 që ishte gjithashtu një skandal?
Kush, cilët, pse e morën përsipër dhe çfarë përfaqësojnë këta njerëz?
Ndoshta është punë që i takon institucioneve të hetimit si BKH dhe SPAK si dhe organeve të sigurisë kombêtare të vendit.
Deri atëherë i kétkoj këtyre institucioneve të ruajnë jetët si dhe integritetin e familjes time dhe të monitorojnë lëvizjet e çdo grupimi që vihet në lëvizje në këtë rast si dhe të markojnë rrjetin e tyre.
Shpresoj të shihet dhe kuptohet më tepër në lidhje me këtë në vijim.