Ylli Pango: NJË LIGJ PAQ(E) PËR KOHRA LUFTE
…(Edhe një herë si shumë herë)
-Edhe një herë si shumë herë pas luftrash-fituesit kanë pështyrë, dhunuar, robëruar, vrarë humbësit, spiunët , tradhëtarët. Paçin qenë këta të çdo kombi.
…Në rastin konkret të luftës në Kosovë: edhe mund të jetë bërë kjo mbi serbë vrasës por edhe shqiptarë tradhëtarë. Ndonëse jo e provuar tamam me fakte. Me prova indirekte siç thuhet. Por që në Amerikë të çojnë edhe në karrigen elektrike. Edhe gabimisht. E kuptoni: të të marrin jetën me koshiencë: Gabimisht! Kryetari i kësaj gjykate për krime lufte është amerikan. Të jetë koincidencë?!
…Edhe një herë-si shumë herë- edhe po të mos ketë a mos ketë patur fakte a të jenë faktuar krime- dihet se në luftë e menjëherë pas saj, ka një logjikë të nxehtë lufte, hakmarrje, shfrimi: përsëritur në mijra kohra e vende e popuj.
Në Francë pas luftës së 2 B u vranë kolaboracionistët. Bashkëpuntorë me armikun. U turpëruan femrat që shkuan me nazistët për prostitucion. Në Norvegji u turpëruan e linçuan gratë që shkuan me oficerë nazistë kinse apo edhe për purifikim race. Arianë me vikingë. Askush nuk i dënoi dhunuesit, turpëruesit, as vrasësit e të tilllëve.
Në Itali, bashkë me Duçen e varën kokëposhtë edhe Klaretën. Më vonë u dënua gjesti. Askush nuk u dënua.
Dresdeni u bombardua “pa gjyq” u vranë e shkatërruan mijra. Lavdia e atij që urdhëroi-e kaloi një shekull. La e më la. Bëhen filma. Libra. U dhanë çmime. Quhej Çurçill.Rusët dhunuan e linçuan pa gjyq në Berlinin e pushtuar. etj.etj. etj. Po ishin shumë të mëdhenj. Fitimtarë… I forti fitimtari, nuk gjykohet…As viktimat në gjaknxehtësi gjatë e pas lufte…As sot.
Ka ndodhur kudo. Logjikisht duhet të ndodhte edhe në Kosovë. Natyrisht në përmasa shumë më të vogla. Dhe këtu për më lehtë për krime, ende jo në mënyrë bindëse të provuara. Por nuk ndodhi..
…Por le të shohim pjesën tonë. Me këtë dua të merrem. Se nga vetja vjen shpëtimi. Në rastin e shqiptarëve-humbja. Si shpesh herë në histori.
…Edhe një herë si shumë herë -por kësaj rradhe vetëm një herë humbësit-persekutorë-armiq – grabitës shekullorë të mëmëdheut të shqiptarëve-pas disfatës u strukën për do kohë. Nuk pipëtinë. Madje ca “më të shquar”-krerët mbi krerë të serbomëdhenjve- ca pak-edhe u dënuan me gjyqin e të fortëve të mëdhenj..
…Pastaj ata ngritën kokat sërish. Patën mbetur shumë syresh pa dënuar. Bashkëpunuan me të fortët e të njëjtës racë lindore- u ndërfutën te të mëdhenjtë e perëndimit- filluan të faksifikojnë historinë-bënë viktimën-lëvizën dhelpras diplomacinë. Shpifën. Sajuan.
Dhe ja dolën të bëjnë edhe viktimën…Tehu u kthye nga ish-viktimat. Viktimat e panumërta. Të sakatuara. Dëbuara. Dhunuara. Coptuara. Atdhe e Shtëpi-kallura
…E megjithëkëto, edhe një herë si shumë herë shqiptarët për andej e përkëndej kufirit- nuk panë më larg se hunda. Ulën kokën para të mëdhenjve. U nënshtruan- pranuan të gjykohen nga një gjykatë kinse e tyre. Doli në pah sërish karakteri i nënshtruar. Gati servil ndaj të madhit. Dhe i varën ujkut në qafë mëlçitë. I kërkuan maçokut të bënte gjyqin për copën e djathit hedhur minjve. Dhe gjetën “drejtësinë”.
Ca fqinj më të vegjël se ne këndej përreth- Maqedonia, Mali i Zi-jo rrallë-nuk kanë bërë diçka të tillë-thjesht se e urdhërojnë të mëdhenjtë. Nuk janë nënshtruar. Dhe kanë dalë më të nderuar syresh. Edhe i forti di kë respekton më shumë. Atë që e shkel më lehtë-e shkel sërish-Natyrisht-e ka më kollaj në tokë të shkelur.
…Edhe një herë si shumë herë ne shqiptarët,nuk mësuam-kujtuam-kuptuam nga historia-përvojat e hidhura-
Mungesë kulture-inteligjence-mosnjohje historie-politike-diplomacie- të tëra. Dhe na shkelën. Na rishkelën. Në pjesën më të përgjakur të kombit. Kosovën. Të shohim ku do vejë më tej.
…Edhe një herë si shumë herë-shkëlqeu në terr-në terr por dhe në mes të ditës, ligësia mes vedi e shqiptarëve- shqiptarët u bënë sërish-si mijra herë- të këqi mes vedi-mësuan keq njeri tjetrin-tinzuan-vepruan serbisht mbi njeri tjetrin- më troç ja futëm njeri tjetrit.
…Edhe një herë si shumë herë…pas gjyqit- u bëmë trima pas pilafit. Kofin pas të vjelit. Kuvëndarë pas kuvendit…
…U ngashëryem-Protestuam- u indinjuam-u kreshpëruam-bërtitëm-për vendimin e gjykatësve të “Olimpit”. ( A gjykohet Olimpi-sidomos pasi ta ka hedhur rrufenë?! )
Ne nuk e pranuam( po kujt i plasi në Olimp- madje dhe na këshilluan:” Psst! Urtë!- kurse ne filluam të bëjmë edhe logjikën- “nuk gjykohet lufta me ligjet e paqes”. Vërtet! E drejtë. Po kush ja dha gjyqarëve këtë kod-këtë ligj-moral- këtë kut?! Të gjykimit pa kod ligj-ndjesi gjak lufte- në kohë paqe-shumë kohë pas lufte. Në kohë paqeje tinzare.
…Epo ishte Persekutori në rol viktime, që e pat ngritë kurthin. Foli si fillim për transplant organesh. Dështoi. Pastaj nuk u tërhoq. Ngriti gjyq për luftën në kohë paqe. Shumë vjet pas lufte.
Por me kod penal si për kohë paqe. Dhe aty thuhet: Po vrave-robërove- turpërove-edhe në kohë lufte(!) -këdo që quhet kinse njeri – ndonëse mund të ketë qenë vemje, krimb-gjarpër- atëhere dënohesh. Edhe të ketë qenë luftë. Dhe këtu qëndron truku që…na i futën…Paçka se edhe ato krime jo tamam të provuara…
…Edhe një herë si shumë herë shqiptarët që aprovuan e ata syresh që rekomanduan ngritjen e gjykatës kinse të shqiptarëve-me duart e shqiptarëve-nuk e kuptuan, parashikuan- dhe dënuan po veten-shqiptarët…
…Gjyqtarët joshqiptarë të superpaguar të
kësaj gjykate-blatuar e bekuar nga vetë shqipot-e dinin fort mirë atë punën e ligjit a kodit penal të paqes, për të gjykuar luftën a luftëtarët. Kryegjyqtari, gjyqtarët, ishin të armatosur me dy armë: me kodin me nene paqe për kohë lufte e me politikën e të mëdhenjve që i mbështeste yshtur nga hajnat tanë shekullorë. ( Madje u vërtetua me zë dhe figurë se u është thënë që po të luanin bishtin e të mos dënonin, rrezikonin vendin e punës). Dhe më të betonuar se kurrë si gjyqtarë dhanë verdiktin e paparë. Ishin aq të qashtër gjykatësit pleq-të lashtë në padrejtësinë e tyre-të lashtë sa bota e padrejtë e të fortëve. Çudi si nuk dhanë duzina vitesh burg edhe për sharje të shqiptarit karshi persekutorit, shfarosësit.
…Edhe një herë ndodhi si shumë herë…Pse ç’prisnim? Ndonjë vendim të tipit: “diçka edhe kanë bërë por nuk dënohen se luftë ishte”?! Ku është me të shkruar ky ligj, ky kod, ky nen. Duhet ta dinit këtë. Ta parashikonit. Po ne nuk parashikojmë kurrë. Parashikojnë ata që na e fusin. Edhe sikur të qe ndonjë nen për lehtësim për kohra lufte-gjyqtari nuk do e nxirrte. Kurse atij ju dha mundësia të ishte edhe formalisht në rregull. Me ligjin. Me cilin? Me ligjin e paqes për kohën e luftës.
Në fakt Ligji i pashkruar “Ishte luftë” vepron- por veç për të fortët. Fitimtarët e mëdhenj. Duhet ti dinim nga historia këto. Po ne as nuk lexojmë. As historinë tonë madje
…Nuk është për ne të vegjlit ai ligj.
Edhe një herë si shumë herë pamë ëndrra me sy hapur se do jepej drejtësi…
Edhe një herë si shumë herë-ja bëmë vetes…