Xhoi Jakaj: “Arrest shtëpia”?!
Për të gjithë ata që nuk e dinë, në Pogradec ka një burg për gratë.
Dikur, ky institucion ndodhej në Tiranë, te Ali Demi dhe për disa vite e kam drejtuar edhe unë.
Në burg dhe paraburgim vuanin dënimin apo qëndronin në pritje të gjykimit gra dhe vajza për vepra të ndryshme penale, shpesh edhe për vjedhje ordinere.
Ndërkohë, përballë akuzave për vjedhje në përmasa të mëdha apo për nxjerrje të sekreteve shtetërore, figura politike përfundojnë në “arrest shtëpie”, kjo një pabarazi në zbatimin e ligjit.
Kur ligji është i rreptë me të dobëtin dhe më i butë me të pushtetshmin, besimi te drejtësia vihet seriozisht në pikëpyetje.
Dhe me të drejtë masa thotë nuk ka drejtësi ky vend.
A mos duhet që ligji të jetë i njëjtë për të gjithë, pavarësisht pasurisë, pushtetit apo statusit në shoqëri!