Albspirit

Media/News/Publishing

DYSHIME TË FORTA SE LOBIMI SERB NË SHBA PO SHKEL LIGJET AMERIKANE

Organizata e cila nuk dorëzon raportet tremujore sipas ligjit po përfiton nga paralizimi i agjensisë federale FEC që duhet të mbikqyrë lobimin e huaj në Amerikë. Ndërkohë miliona dollarë po shpenzohen dhe nuk dihet se nga e kanë burimin

Raport i gazetarit Scott Stedman, i burimit tw pavarur “The Newsground”: https://thenewsground.com/serbs-for-trump-fec-reports…/

Organizata “Serbs for Trump” nuk ka dorëzuar të dhënat e kërkuara financiare prej pothuajse 3 vitesh. Arkëtari i saj i regjistruar ka 6 muaj që ka ndërruar jetë.

Megjithatë, ajo vazhdon të organizojë aktivitete të mëdha duke promovuar republikanët, ndërsa themeluesit e saj ndërtojnë lidhje qeveritare në Serbi dhe Republika Srpska.

Nga shkrimi:

“Serbs for Trump” vepron si një nismë e Aleancës së Votuesve Serbo-Amerikanë, ose SAVA PAC, një “komitet politik federal” i krijuar pas zgjedhjeve të vitit 2020…

…

Komisioni Federal i Zgjedhjeve (FEC) ende e rendit SAVA-n si një PAC aktiv, megjithëse nuk ka dorëzuar raporte financiare që nga shkurti i vitit 2024.

Më 30 prill 2024, FEC njoftoi SAVA-n se nuk kishte dorëzuar raportin e saj të pare tremujor të vitit. Rregullat federale kërkojnë që PAC-et të dorëzojnë raporte të rregullta ku të deklarojnë donatorët dhe shpenzimet e tyre.

Edhe sot e kësaj dite asnjë raport nuk është paraqitur.

Normalisht kjo duhej të kishte sjellë gjoba civile, kontroll auditimi ose veprime ligjore zbatuese.

Të gjitha letrat i janë drejtuar arkëtarit të SAVA-s, Nebojša “Nick” Jovanovic, mirëpo ai vdiq në 9 maj 2026. Ai ishte bashkëshorti i themelueses, drejtueses dhe mbase anëtares së vetme reale të organizatës “Dr.” Olga Ravasi

LIDHJA ME REPUBLIKANËT

* * *

“Serbs for Trump” pretendon se ishte i vetmi koalicion etnik që organizoi një aktivitet në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee në vitin 2024.

Në listën e bashkëpunëtorëve, numëron politikanë republikanë dhe aleatë të Trump-it si senatori Ron Johnson, kongresistja Claudia Tenney, Richard Grenell, Michael Flynn dhe Roger Stone.

Organizata promovohet në rrjetet sociale nga “Executive Digital”, një kompani e udhëhequr nga Aleksandar “Sasha” Jovicic i cili në shtator organizoi një aktivitet të “Serbs for Trump” në Dallas gjatë konventës së afatmesme të Republikane për vitin 2026.

Të ftuar kishte kongresitët Tenney, Abe Hamadeh dhe Anna Paulina Luna si dhe një tufë kandidatësh republikë nga për Kongresin në Florida, Wisconsin dhe Connecticut.

A VIJNË FONDET NGA SERBIA

Në vitin 2017, transmetuesi shtetëror serb RTS raportoi se Olga Ravasi bëri një vizitë pune në Serbi që përfshinte takime të shumta me zyrtarë qeveritarë.

Ravasi i tha RTS-së se anëtarë të shquar të diasporës mund të vepronin si një “korpus diplomatik jozyrtar”, por tha se ato përpjekje kishin nevojë për mbështetje nga shteti serb. “Ambasadorët tanë, përfaqësuesit tanë zyrtarë diplomatikë, janë të lidhur nga protokolli, por unë jo,” tha ajo.

…

Lidhjet më të suksesshme Komiteti i saj duket se i ka në Republika Srpska.

“The New York Times” raportoi javën e kaluar se këshilltarët e Trump-it, James Blair dhe Chris LaCivita, morën secili qindra mijëra dollarë për të këshilluar qeverinë e Republika Srpska-s. Trump fillimisht kërcënoi se do t’i pushonte të dy për shkak të konflikteve të mundshme të interesit, por më pas u justifikua se ata nuk kishin asnjë konflikt.

CBS News raportoi gjithashtu se Katie Wiles, vajza e shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, kreu një vizitë në gusht. Firma e lobimit e Wiles, e cila përfaqëson Republika Srpska-n, pretendoi se ajo udhëtoi për një klient tjetër korporativ amerikan.

AGJENSIA MBIKQYRËSE E MBETUR PA DHËMBË

Problemi është se FEC humbi kuorumin e saj në maj 2025 pasi dy komisionerë republikanë dhanë dorëheqjen dhe Presidenti Donald Trump largoi komisioneren mekratike Ellen Weintraub, e cila e sfidoi shkarkimin e saj si të paligjshëm. Pa kuorum, agjensia nuk mund të miratojë veprime zbatuese, përfshirë gjobat civile.

Sidoqoftë, komitetet politike mbeten ligjërisht të detyruara të deklarojnë donatorët dhe shpenzimet e tyre.

“Pa këto deklarime, publiku mbetet pa një pamje të qartë se kush po financon aktivitetin politik apo ku po shkojnë paratë,” tha Anna Massoglia, eksperte e financimit të fushatave dhe redaktore në MuckRock.

Raportet financiare që i mungojnë PAC-ut janë të ndara nga pyetjet nëse aktivitetet e udhëheqësve të tij kërkojnë regjistrim sipas Aktit të Regjistrimit të Agentëve të Huaj (FARA).

…

Shkrimin e plotë në origjinal mund ta lexoni këtu: https://thenewsground.com/serbs-for-trump-fec-reports-balkan-ties