Sadik Bejko: Edi Rama qe një dështim i madh
Edi Rama qe një dështim i madh. Një pjellë e njeriut të ri komunist. Pa integritet, pa etos, pa shtyllë kurrizore. Veç egoizëm. Në Lushnjë pikturon një faqe muri Enver Hoxhën. Pas një viti në Tiranë me Klosin, Lubonjën e të tjerë djem të nomenklaturës e dredhin për t’u vënë në ballë të ndryshimeve. U vinte era pushtet. Një foto që e kishin rrahur na e nxirrte si shenjë të viktimizimit e të therorizmit. Në pushtet i ati si anëtar i presidiumit të Kuvendit Popullor. Në pushtet Edi ministër nga 1997. Kryetar Bashkie, Kryeministër… Ju bënë 30 vjet. Tipik pjellë e nomenklaturës komuniste: i etur e i pangopur me pushtet. Pushtet që e personalizoi, e ndau me ca gra ministre, hajdute e kuçka me damkë. Qeverisi me krimin, me deputetë trafikantë dhe që i kishin lyer duart me gjak. Socialistët, partiakët e vet që e rivalizonin, i eliminoi a i rrasi në burg. Edi Rama nuk kishte asnjë skrupull moral, asnjë cilësi prej një burri që merr përsipër të drejtojë një shtet. Edhe miqtë e favoritët e tij i kanë thënë tërhiqu nga pushteti. Edi me krimin lidhur kokë e këmbë nuk shplekset dot. Ka rënë keq në batak që e thith e nuk del dot. Fatkeqësi që komunizmi pa yll si metodë qeverisëse kriminale me Edin u kthye dhe u rikthye.