E hijshmja Hajrie Kusi, bashkëshortja e kryebashkiakut dhe prefektit Qazim Mulleti
Hajrija, bashkëshortja e Qazim Mulletit
Hajrie Kusi Mulleti lindi në Tiranë në vitin 1908, në familjen e Ismail Kusit, një familje me tradita nacionaliste dhe arsimdashëse.
Në vitin 1929 u martua në Vjenë të Austrisë me Qazim Mulletin, asokohe emigrant politik.
Në vitin 1930 lindi djali i tyre i vetëm, Reshit Mulleti.
Me ardhjen e komunistëve në pushtet, në vitin 1944, filloi kalvari i familjes së saj.
PËRNDJEKJA E FAMILJES
* Bashkëshorti, Qazim Mulleti, u largua nga Shqipëria dhe vdiq në mërgim në Itali, më 28 gusht 1956.
* Vëllai i saj i madh, Abdullah Kusi, u pushkatua, sipas dëshmisë familjare, për qëndrimin e tij antikomunist.
* Hajries iu konfiskua pasuria.
* Ajo dhe i biri u arrestuan disa herë.
* U dëbua nga shtëpia dhe u dërgua në kampet e internimit.
* Reshit Mulleti e kaloi rininë dhe pjesën më të madhe të jetës nën përndjekje, deri në vitin 1991.
NGA TEPELENA NË SAVËR
Hajrie Mulleti përjetoi kushtet çnjerëzore të kampit të Tepelenës dhe më pas të internimit në Myzeqe.
Punoi në bujqësi, megjithëse vuante nga hipertensioni, për të siguruar bukën e gojës për veten dhe të birin.
Jetoi mes urisë, varfërisë, punës së detyruar dhe izolimit.
Në vitin 1980, në moshën 72-vjeçare, ndërroi jetë në një barakë prej dërrase dhe llamarine në Savër të Lushnjës.