28 NËNTORI: FLAMURI I PAVARËSISË NË HIJEN E ZHGËNJIMIT
Ndërsa shqiptarët kremtojnë të kaluarën, a do të sjellë viti 2027 rilindjen demokratike që presin prej kohësh?
Nga Cafo Boga – 28 nëntor 2026
Sot, shqiptarët anembanë botës kremtojnë 28 Nëntorin, përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 dhe ditën kur nderojmë me krenari flamurin tonë kombëtar.
Nga Tirana në Prishtinë, nga Ulqini në trevat shqiptare të Ballkanit e deri në diasporë, flamuri kuqezi valëvitet krenar. Veprimtaritë kulturore, koncertet dhe ceremonitë përkujtimore bashkojnë shqiptarët rreth historisë, gjuhës dhe identitetit të tyre kombëtar.
Prej më shumë se pesëdhjetë e pesë vjetësh jetoj në Nju-Jork dhe kam qenë dëshmitar i rritjes së jashtëzakonshme të komunitetit shqiptaro-amerikan, nga një numër relativisht i vogël të mërguarish politikë dhe emigrantësh, në një diasporë të fuqishme nga të gjitha trojet shqiptare. Ndërsa përparoi dhe u integrua në shoqërinë amerikane, ky komunitet nuk i harroi kurrë rrënjët e veta.
Ndër vite, kam marrë pjesë në shumë kremtime të Ditës së Pavarësisë, fillimisht si organizator e më vonë si i ftuar. Këtë vit, megjithatë, kam vendosur të mos marr pjesë. Jo sepse më është zbehur krenaria kombëtare, por sepse zemrën e kam të rënduar nga ajo që po ndodh në Shqipëri.
Si mund ta kremtojmë pavarësinë e kombit tonë pa reflektuar mbi gjendjen e lirisë në vend, sidomos kur mijëra shqiptarë, prej muajsh, protestojnë brenda dhe jashtë tij duke kërkuar ndryshime politike?
Pavarësi pa liri të mirëfilltë
Kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë më 1912, ai shpalli lindjen e shtetit të pavarur shqiptar pas shekujsh sundimi osman. Më pas pasuan pushtimet e huaja, trazirat politike dhe mbi katër dekada diktaturë komuniste.
Me rënien e komunizmit, shqiptarët besuan se pavarësia më në fund do të sillte demokraci, liri, mundësi ekonomike dhe mirëqenie. Por, pas më shumë se tridhjetë e pesë vjetësh, ky premtim mbetet larg përmbushjes.
Shqipëria ka bërë përparime të pamohueshme, duke u anëtarësuar në NATO dhe duke avancuar drejt integrimit evropian. Megjithatë, këto arritje nuk mund t’i mbulojnë dështimet e tranzicionit demokratik.
Qeveritë e njëpasnjëshme kanë lejuar që korrupsioni, klientelizmi politik, përqendrimi i pushtetit ekonomik dhe dobësia e institucioneve të cenojnë besimin e qytetarëve. Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, në pushtet që nga viti 2013, shqetësimet për përqendrimin e pushtetit, projektet e diskutueshme të zhvillimit, administrimin e pasurisë publike dhe ndikimin e interesave ekonomike të lidhura me politikën janë theksuar edhe më shumë.
Bregdeti, trashëgimia kulturore, pasuritë natyrore dhe hapësirat publike i përkasin kombit, jo atyre që përkohësisht janë ngarkuar ta qeverisin.
Ndërkohë, qindra mijëra shqiptarë, mes tyre shumë të rinj e të arsimuar, kanë kërkuar mundësi jashtë vendit. Largimi i tyre nuk është vetëm humbje demografike, por edhe pasqyrim i mungesës së perspektivës në atdhe.
Çfarë vlere ka pavarësia nëse kaq shumë qytetarë ndihen të detyruar të largohen nga vendi për lirinë e të cilit luftuan paraardhësit e tyre?
Zhgënjimi i një kombi
Prej muajsh, Shqipëria është përfshirë nga protesta që pasqyrojnë pakënaqësinë ndaj mungesës së llogaridhënies politike, kushteve ekonomike dhe drejtimit të vendit. Edhe sot, më 28 Nëntor, protestues, përfshirë shqiptarë nga diaspora, janë mbledhur në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe ndryshime politike.
Simbolika është domethënëse: në përvjetorin e çlirimit nga sundimi i huaj, shqiptarët po vënë në pikëpyetje nëse institucionet e shtetit të tyre i përfaqësojnë vërtet.
Megjithëse disa protesta janë shoqëruar me dhunë nga protestuesit dhe policia, pakënaqësitë që i kanë nxitur meritojnë vëmendje serioze. Protesta paqësore është e drejtë themelore demokratike dhe as frikësimi, as përdorimi i tepruar i forcës shtetërore nuk janë përgjigje të pranueshme.
Sipas gjykimit tim, kryeministri Rama e ka shteruar autoritetin politik dhe moral për të udhëhequr ripërtëritjen demokratike që i nevojitet Shqipërisë. Largimi i tij përmes rrugëve kushtetuese do të krijonte mundësinë e një fillimi të ri.
Por zëvendësimi i tij me një tjetër figurë të konsumuar të politikës shqiptare do të ndryshonte pak. Protestat duhet të shndërrohen në një alternativë të besueshme demokratike, të udhëhequr nga një brez i ri, i vendosur të ndërtojë institucione dhe jo kulte individësh.
Shqipërisë nuk i mjafton ndryshimi i qeverisë. Asaj i duhet ndryshimi rrënjësor i mënyrës së qeverisjes.
Përgjegjësia e Evropës dhe Amerikës
Edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë përgjegjësi për qëndrimin e tyre ndaj udhëheqjes politike të Shqipërisë.
Prej vitesh, qeveritë perëndimore kanë theksuar rëndësinë strategjike të Shqipërisë, anëtarësimin në NATO dhe integrimin evropian, ndërsa, sipas mendimit tim, u kanë kushtuar vëmendje të pamjaftueshme mangësive demokratike. Shpesh, marrëdhëniet diplomatike duket se përqendrohen te kryeministri, jo te institucionet dhe qytetarët të cilëve ai duhet t’u shërbejë.
Kryeministri nuk është mbret dhe Shqipëria nuk është pronë e tij personale.
Udhëheqësit perëndimorë duhet të kujtojnë se marrëdhëniet e tyre janë me shtetin dhe popullin shqiptar, jo me individin që përkohësisht mban postin e kryeministrit. Mirësjellja diplomatike nuk duhet të shndërrohet në tolerim politik, as bashkëpunimi strategjik të shërbejë si mbulesë për qeverisje të diskutueshme.
BE-ja dhe SHBA-ja nuk mund të predikojnë demokracinë dhe llogaridhënien, ndërkohë që duken indiferente kur këto parime cenohen nga partnerët e tyre. Nuk u takon atyre të zgjedhin qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, por duhet t’i zbatojnë standardet demokratike me të njëjtën masë dhe të kuptojnë se asnjë udhëheqës nuk është i pazëvendësueshëm.
Le të jetë viti 2027 viti i zgjimit shqiptar
Në këtë Ditë të Pavarësisë, nuk dëshiroj ta përfundoj me zhgënjim, por me shpresë.
Dëshira ime më e madhe është që viti 2027 të mbahet mend si viti kur shqiponja shqiptare do të ngrihet, si Feniksi nga hiri, mbi rrënojat e më shumë se tridhjetë vjetëve zhgënjimesh politike dhe premtimesh të pambajtura.
Le të jetë ky viti kur një brez i ri të nisë ndërtimin e një vendi të mbështetur në demokraci të mirëfilltë, drejtësi të barabartë, institucione të përgjegjshme dhe mundësi ekonomike. Një vend ku të rinjtë të mos e shohin më emigrimin si rrugën e vetme drejt një jete dinjitoze, ku funksioni publik të jetë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe jo privilegj personal, dhe ku pasuria kombëtare t’i shërbejë popullit, jo një pakice të privilegjuar.
Shpresoj gjithashtu që viti 2027 të sjellë përparim domethënës drejt një tjetër aspirate historike shqiptare: bashkimit paqësor dhe demokratik të Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet të vetëm, përmes vullnetit të shprehur lirisht nga popujt e tyre dhe proceseve legjitime kushtetuese e ndërkombëtare.
Ndarja e trojeve shqiptare mbetet ndër padrejtësitë historike të rregullimeve politike të Evropës në shekullin XX. Pavarësia e Kosovës korrigjoi një pjesë të rëndësishme të kësaj padrejtësie, por çështja e vetëvendosjes kombëtare shqiptare mbetet ende e papërfunduar.
Një Shqipëri e qëndrueshme, demokratike dhe e begatë, së bashku me një Kosovë të sigurt dhe në zhvillim, do të kontribuonin ndjeshëm për paqen, bashkëpunimin dhe përparimin ekonomik në Ballkan e në Evropë.
Në këtë 28 Nëntor, mbetem po aq krenar për flamurin tonë sa gjithmonë. Por atdhedashuria kërkon më shumë sesa kremtimin e arritjeve të paraardhësve. Ajo kërkon edhe guximin për t’u përballur me dështimet e brezit tonë.
Brezi i vitit 1912 na dha pavarësinë. Brezat që pasuan ruajtën identitetin tonë kombëtar përmes pushtimeve, diktaturës dhe vështirësive.
Le të jetë brezi i vitit 2027 ai që do t’i japë pavarësisë kuptimin e saj të plotë: liri të mirëfilltë, demokraci, dinjitet dhe mirëqenie.
Le të ngrihet sërish shqiponja shqiptare, jo vetëm si simbol i së kaluarës sonë të lavdishme, por si lajmëtare e një fillimi të ri.
Rroftë kombi shqiptar! Rroftë flamuri ynë kombëtar! Dhe qoftë viti 2027 fillimi i një kapitulli më të ndritur për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që ndodhen!
****
NOVEMBER 28: THE FLAG OF INDEPENDENCE, THE SHADOW OF DISENCHANTMENT
As Albanians celebrate their past, can 2027 bring the democratic renewal they have long awaited?
By Cafo Boga – November 28, 2026
Today, Albanians throughout the world celebrate November 28, the anniversary of Albania’s declaration of independence in 1912 and the day we proudly honor our national flag.
From Tirana to Prishtina, from Ulqin to Albanian communities throughout the Balkans and the diaspora, the red-and-black flag flies proudly. Cultural programs, concerts, and commemorative gatherings unite Albanians through their shared history, language, and national identity.
Having lived in New York for more than fifty-five years, I have witnessed the remarkable growth of the Albanian-American community—from a relatively small population of political exiles and immigrants to a thriving diaspora representing Albanians from across our ancestral lands. As the community prospered and integrated into American society, it never forgot its roots.
Over the years, I have participated in countless Independence Day celebrations, initially as an organizer and later as a guest. This year, however, I have decided not to attend. Not because my national pride has diminished, but because my heart is heavy over what is happening in Albania.
How can we celebrate our nation’s independence without reflecting on the condition of freedom within the nation itself, particularly when thousands of Albanians have been demonstrating for months, at home and abroad, demanding political change?
Independence Without Genuine Freedom
When Ismail Qemali raised the Albanian flag in Vlora in 1912, he proclaimed an independent state after centuries of Ottoman rule. What followed was a difficult history of foreign occupation, political upheaval, and more than four decades of communist dictatorship.
With communism’s collapse, Albanians believed independence would finally bring democracy, freedom, economic opportunity, and prosperity. More than thirty-five years later, that promise remains painfully incomplete.
Albania has made undeniable progress, joining NATO and advancing toward European integration. Yet these achievements cannot conceal the failures of its democratic transition.
Successive governments have allowed corruption, political patronage, concentrated economic power, and weak institutions to undermine public confidence. Under Prime Minister Edi Rama, in power since 2013, concerns about the concentration of authority, controversial development projects, the management of public assets, and politically connected economic interests have become particularly pronounced.
Our coastal lands, cultural heritage, natural resources, and public spaces belong to the nation—not to those temporarily entrusted with governing it.
Meanwhile, hundreds of thousands of Albanians, including many of the youngest and most educated, have sought opportunities abroad. Their departure represents more than a demographic loss; it reflects the opportunities denied to them at home.
What has independence achieved if so many citizens feel compelled to leave the country whose freedom their ancestors struggled to secure?
A Nation’s Disenchantment
For months, Albania has witnessed demonstrations reflecting frustration over political accountability, economic conditions, and the country’s direction. On this November 28, protesters have gathered in Tirana, including Albanians from abroad, demanding Prime Minister Rama’s resignation and political change.
The symbolism is striking: on the anniversary of independence from foreign domination, Albanians are questioning whether their own political institutions truly represent them.
Although some demonstrations have witnessed violence from both protesters and police, the underlying grievances deserve serious attention. Peaceful protest is a fundamental democratic right, and neither intimidation nor excessive state force offers a legitimate response to public dissatisfaction.
In my judgment, Prime Minister Rama has exhausted the political and moral authority necessary to lead the democratic renewal Albania requires. His departure through constitutional means would offer an opportunity for a new beginning.
But replacing him with another familiar figure from Albania’s political past would accomplish little. Demonstrations must evolve into a credible democratic alternative, led by a younger generation determined to build institutions rather than personality cults.
Albania needs more than a change of government. It needs a fundamental change in governance.
The Responsibility of Europe and America
The European Union and the United States also bear responsibility for their approach to Albania’s political leadership.
For years, Western governments have emphasized Albania’s strategic importance, NATO membership, and European integration while, in my view, paying insufficient attention to its democratic shortcomings. Too often, their diplomatic relationships appear centered on the prime minister rather than the institutions and citizens he is supposed to serve.
A prime minister is not a king, and Albania is not his personal domain.
Western leaders should remember that their relationship is with the Albanian state and its people, not an individual temporarily occupying the office of prime minister. Diplomatic courtesy must not become political indulgence, nor should strategic cooperation provide cover for questionable governance.
The EU and the United States cannot credibly advocate democracy and accountability while appearing indifferent when those principles are challenged by their strategic partners. They need not choose Albania’s next government—that responsibility belongs to Albanians—but they must apply their democratic standards consistently and recognize that no leader is indispensable.
Let 2027 Be the Year of the Albanian Awakening
On this Independence Day, I do not wish to end with disappointment, but with hope.
My greatest wish is that 2027 will be remembered as the year when the Albanian eagle rises, like a phoenix, from the ashes of more than thirty years of political disappointment and unfulfilled promises.
Let it be the year when a new generation begins building a country founded on genuine democracy, equal justice, accountable institutions, and economic opportunity. A country where young people no longer regard emigration as their only path to a dignified future, public office is a public trust rather than a personal privilege, and national wealth serves the people rather than a privileged few.
I also hope that 2027 brings meaningful progress toward another historic Albanian aspiration: the peaceful and democratic unification of Albania and Kosovo into one country, through the freely expressed will of their peoples and legitimate constitutional and international processes.
The division of Albanian lands and communities remains among the enduring injustices of Europe’s twentieth-century settlement of the Balkans. Kosovo’s independence corrected an important part of that historical injustice, but the broader question of Albanian national self-determination remains unfinished.
A stable, democratic, and prosperous Albania, together with a secure and flourishing Kosovo, would contribute significantly to peace, cooperation, and economic development throughout the Balkans and Europe.
On this November 28, I remain as proud of our flag as ever. But patriotism requires more than celebrating our ancestors’ achievements. It also demands the courage to confront the failures of our own generation.
The generation of 1912 gave us independence. Those who followed preserved our national identity through occupation, dictatorship, and adversity.
Let the generation of 2027 give that independence its fullest meaning: genuine freedom, democracy, dignity, and prosperity.
May the Albanian eagle rise again—not merely as a symbol of our glorious past, but as the herald of a new beginning.
Long live the Albanian nation! Long live our national flag! And may 2027 mark the beginning of a brighter chapter for Albania, Kosovo, and Albanians everywhere.