Albspirit

Media/News/Publishing

Si ia theu Diana zemrën mbretëreshës

 

Screenshot_1

Dianën e ka përshkruar mbretëresha si “tërësisht e çmendur”, por sërish ajo është shquar si princesha e cila ka ruajtur institucionin mbretëror të familjes…

Gjatë një ndeje në Windsor Castle me një mik të vjetër, mbretëresha Elizabeth foli për tetë nipërit e saj, ku përmendi pric William dhe Harry, pastaj pushoi për një kohë dhe buzëqeshi.

“Ndoshta, në fund të fundit kemi për çka ta faleminderojmë princeshë Dianën”, theksoi Elizabeth. Këto fjalë tregojnë ndryshimin emocional në qëndrimin e mbretëreshës, ku me martesën e saj me pric Charles pothuajse u rrëzua monarkia, thuhet sipas Daily Mail.

Miku i mbretëreshës zbuloi se derisa ishte gjallë Diana, Elizabeth e mendonte atë si një vajzë të bukur e cila nuk ka kontribuar në asgjë që familja ka bërë dhe ka paguar për të. Ata nuk janë mirëkuptuar. Në fillim kishtë simpati për të, por më vonë iu rrënuan këto mendime.

 

diana-princesha-zhgenjimi-madhe-elizabeth-1

diana-princesha-zhgenjimi-madhe-elizabeth-2

diana-princesha-zhgenjimi-madhe-elizabeth-3

diana-princesha-zhgenjimi-madhe-elizabeth-4

diana-princesha-zhgenjimi-madhe-elizabeth-5

Kur Diana i tha mbretëreshës se dëshiron të angazhohet në luftën kundër SIDA-s, përgjigja e saj ishte e prerë: “A nuk mund të bësh diçka të mirë”? Megjithatë, qëndrimet për këtë sëmundje vdekjeprurëse në atë kohë ishin krejtsisht të ndryshme, po sërish nuk e pengoi princeshën të merret me qëllimin e saj.

Tek Diana nuk ndikonte aspak reagimi i mbretëreshës. Më në fund mbretëresha ka arritur ta kuptojë se sa njerëzore dhe e rëndësishme ishte roli i Dianës në ngritjen e fondeve për të aktivizuar një kurë kundër kësaj sëmundje, në sajë të së cilës shumë pacientë do të mund të jetonin një jetë relativisht normale.

Por, sot ajo që më së shumti e intrigon mbretëreshën ishte ndikimi i madh i Dianës në monarkinë, e cila e kujton ende. Megjithëse kjo kishte rëndësi për lumturinë e djalit të tij, por prap se prap kjo ka tejkaluar të gjitha problemet e familjes. Dhe, kjo ishte Diana, të cilën e përshkroi mbretëresha si “tërësisht të çmendur”. Situata vazhdoi edhe në vitin 1980, kur Princi prezantoi 19 vjeçaren Diana në familjen mbretërore, dhe i tërë makthi që pasoi ishte i pamendueshëm. Mbretëresha besonte se lidhja e tyre ishte frymëzuese për shkak se Diana përmbushte nevojat e dinastisë.

Me motrën e mbretëreshës, Princeshë Margaret, Diana në fillim kishte shumë marrëdhënie të mira. Respektoheshin në mënyrë reciproke sepse ishin të ngjashme. Për Margeret ajo ishte një femër e re, joshëse dhe ia kujtonte veten në vitet e mëhershme. Të dyja ndanin dashurinë përmes teatrit dhe baletit.

Princesha Margaret e këshillonte dhe tregonte për ngjarjet zyrtare, çfarë do të ndodhë, me cilët persona duhej të përshëndetej dhe çfarë t’iu thoshte. Ata u bënë mike shumë të mira edhe pse Margaret ishte gjithmonë e gatshme ti jepte mësime të prera në protokollin zyrtar.

Griffin, shoferi i Margaret, kishte zbuluar një herë se si Diana i kishte thirur në emër e më pas ajo e ka goditur në duar për ta përmirësuar gabimin, dhe se duhej t’iu drejtohej në bazë të mbiemrit. Në përmirësimin e marrëdhënieve mes mbretëreshës dhe Dianës nuk ka ndihmuar edhe fakti se Diana ka ditur se çfarë i pëlqen e çfarë jo mbretëreshës. Për ditëlindjen e 67-të në një aheng në Windsor, Diana erdhi me William dhe Harry duke sjellur një duzinë me balona dhe zbukurime tjera prej letre, gjë që mbretëresha nuk mund ti duronte aspak. Tjetër gjë që e irritonte mbretëreshën ishte se gjatë pushimeve relaksuese në Balmoral, në vendqë të qëndrojë me familjen, Diana qëndronte tërë kohën në kuzhinë me shërbëtorët. “Ajo pëlqente të ikte gjithmonë nga familjarët dhe preferonte të na fliste rreth teatrit” – është shprehur kuzhinieri në Buckingham Palace.

Megjithatë, duke njohur ndikimin që Diana kishte tek njerëzit, mbretëresha vendosi që ta ftojë princeshën pa dijeninë e anëtarëve tjerë të familjes, në banketin shtetëror të Buckingham Palace – 4 muaj pasi u divorcua nga Charles. Arsyeja ishte shumë interesante – ajo shpresonte se djali i saj dhe Diana do të pajtoheshin. Mirëpo, Diana nuk u dakordua në lidhje me pajtimin, sepse tashmë kishte një aferë mes Charles dhe Camilla Parker.

E lodhur nga mediat rreth çështjes së Charles dhe monitorimit të hapave të saj në publik, mbretëresha vendosi ti dërgojë një letër Charles dhe DIanës, në të cilën rekomandoi që më së miri ishtë të ndaheshin zyrtarisht. Diana i kërkoi mbretëreshës pak kohë për tu menduar, ndërsa nga ana tjetër Princi veçmë kishte lëshuar kërkesë për divorc.

Të gjitha këto ulje-ngritje të familjes mbretërore sot mund të duken të çuditshme, duke pasur parasysh ndikimin e madh dhe respektin që kishte mbretëresha tek njerëzit. Kur Diana vdiq në vitin 1997, Elizabeth nuk pranoi për tu kthyer në Londër, por mbeti në pronën e saj në Balmoral. Populli nuk e harron por as nuk e fal se si flamuri në Pallatin Buckingham nuk është ulur në gjysmë shtizë.

Me afrimin e moshës 90 vjeçare, askush nuk do të kishte menduar se si pas gjithë asaj që kishte ndodhur mes të dyjave, ashtu me mirësjellje dhe mirënjohje e shikonte Dianën. Tash nuk do kisha thënë se Diana nuk ka kontribuar në familje. Ajo vazhdoi se Diana mund të shihet qartë në rrezatimin e Harry dhe William dhe se sa është ndikimi i tyre tek njerëzit e zakonshëm. Shihet qartë se fëmijët janë pasqyrë e saj, janë të argëtueshëm, kanë komunikim me njerëz dhe janë zemërmirë. Pas shumë dekadave armiqësore, mbretëresha duket që më në fund e favorizon Dianën, sepse në saje të saj, e ardhmja e monarkisë është në duar të sigurta.

Please follow and like us: