Shndërrohet në Beyonce për mbrëmjen e maturës
India Ross, një 18 vjeçare që adhuron Beyonce, vendosi që në mbrëmjen e maturës të befasonte të gjithë – duke u shndërruar në një kopje të Beyonce, ku vetëm tepihu i kuq i mungonte.
Sigurisht, të gjitha vajzat dëshirojnë që të duken si yje në mbrëmjen e maturës, por jo të gjitha mund të duken kështu.
Por, një vajzë nga St. Louis në SHBA bashkëpunoi me një dizajner lokal për t’u dukur si Beyonce.
India Ross u vesh me një fustan si të Beyonce, të cilin ajo e kishte veshur në Gala Mbrëmjen më 2015. India nuk e bleu fustanin e njëjtë që e kishte Beyonce, por shkoi tek një dizajner lokal për t’i ndihmuar që ta krijonte fustanin e ngjashëm me të Beyonce.
Në fund ajo ia arriti qëllimit dhe mori pamjen e njëjtë si të Beyonce – ku dallimi nuk është shumë i madh. India shpejtë u bë hit në rrjetet sociale, me ndryshimin interesant që e bëri.