Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Mosbindja civile do ta flakë Ramën nga kryeministria

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga çadra e opozitës se mosbindja civile do t’i tregojë vendin që meriton kreut të qeverisë Rama.

Ai e akuzoi këtë të fundit se e ka kthyer vendin në narko-republikë, ku të rinjtë nuk kanë asnjë të ardhme, përveç kultivimit dhe të konsumimit të drogës.

“Mosbindja civile do ta flakë Edi Ramën në koshin e plehrave të historisë njëlloj si etërit e tij. Më 20 shkurt të vitit 1991, ai është evakuuar nga forcat e ushtrisë dhe është dërguar në Zallher për t’i shpëtuar lëvizjes popullore demokratike të asaj kohe, por tani nuk ka më as Zallherr e as Surrel, por të garantoj se kjo çadër do të të nxjerrë ty nga ajo zyrë e të të japë vendin që meriton”.

Mes akuzave të tjera, si papunësia dhe ekonomia, Berisha tha se Rama e ka shndërruar vendin në narko-republikë, siç bëri Noriega me Panamanë.

“Këtu karshi nesh, është një drogmen, një përdorues droge, një pervers, i papërgjegjshëm që e shndërroi Shqipërinë në narko-republikë. Nuk është Kolumbia, nuk është Meksika, por Panamaja e Noriegës, që e shndërroi Panamanë në epiqendër të të gjitha trafiqeve, njëlloj si Rama sot, – shtoi Berisha. – Pasi bërë fushatë të gjerë për legalizimin e drogës, pasi urdhëroi policinë për të ndërtuar infrastrukturën e mbjelljes së saj, tani kërkon vota përmes mbjelljes së drogës. Por ne jemi këtu, për t’i thënë atij dhe mbarë botës, se jemi gati të bëjmë çdo sakrificë për të ç’montuar republikën e Noriegës dhe për të kthyer shtetin ligjor”.

Please follow and like us: