Kryemadhi: Do të jem deputete, jo zonjë e parë
Monika Kryemadhi kërkon të mos e thërrasin “Zonja e Parë”. Bashkëshortja e Ilir Metës tha se ajo do të qëndrojë si deputete dhe nuk do të tërhiqet nga Kuvendi.
“Sot kam votuar si deputete e thjeshtë. Me kushtetutë zonja e parë nuk ekziston. Unë jam deputete dhe do ta mbaj këtë post. Për drejtimin e LSI-së do jetë sipas parimit 1 anëtar një votë. Nuk kam menduar ende të kandidoj ose jo”, tha Kryemadhi.
Please follow and like us: