John McCain shkruan për bojkotin e opozitës shqiptare në Washington Post
Ballkani po shkumëzon sërish dhe Washigton-i nuk shihet askund. Kështu e ka titulluar shkrimin e botuar në një prej gazetave kryesore amerikane, Washington Post, John McCain. Senatori veteran amerikan dhe hero i luftës, flet për turin e tij shtatë ditësh në Ballkan përfshirë edhe Shqipërinë. Teksa flet pak më gjatë për vendet e tjera, sidomos Bosnjen, Republikani, në ndalesën shqiptare, flet vetëm për bojkotin e opozitës. Opozita shqiptare e ka bojkotuar parlamentin që në shkurt, shkruan McCain duke bërë një panoramë të zhvillimeve të tjera në Ballkan, dhe duke shprehur shqetësim edhe për Maqedoninë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjen,
Ai përmend dy probleme të mëdha të rajonit, përveç papunësisë dhe mungesës së stabilitetit, që janë terrorizmi islamik dhe ndikimi rus.
Në fund ai kritikon edhe politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raporot me rajonin. Së pari, thotë ai, Amerika duhet të shfaqet dhe, së dyti duhet të vazhdojë mbështetjen për rajonin. Së fundmi, thekson McCain, Amerika duhet t’i dalë në krah të drejtës së çdo kombi për të zgjedhur të ardhmen e vet pa ndërhyryrje. Këtu ai përmend Rusinë dhe terrorizmin sërish, dhe i quan vendet e Europës juglindore si pjesë të të njëjtit qytetërim me Amerikën.
Në fund, senatori Republikan lëshon edhe paralajmërimin: Ne e shpërfillim këtë rajon për të keqen tonë.