Albspirit

Media/News/Publishing

Senatori amerikan kundër ambasadorit Lu: Zgjedhjet pa opozitën janë të papranueshme

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” deklaroi se zgjedhjet pa opozitën mund të konsiderohen legjitime.

Senatori amerikan, Mike Lee në një takim të zhvilluar në Washington me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se janë në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Shtetit dhe do të këmbëngulim së bashku që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe një qeverisje që garanton besimin e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira.

“Zgjedhjet pa opozitën do të jenë të papranueshme dhe një kthim prapa”, – thuhet në njoftimin për shtyp të Partisë Republikane, referuar deklaratës së senatorit Lee në takimin me Mediun.

Kryetari i PR-së po zhvillon një vizitë në Washington për zgjedhjet dhe krizën në Shqipëri. Mediu ka zhvilluar takime në Senat dhe në Kongres ku i njohu zyrtarët amerikanë me zhvillimet në Shqipëri.

Në ditën e parë të vizitës Mediu takoi Senatorin Mike Lee, të cilin e falenderoi për letrën qe 6 senatorët i dërguan sekretarit Tillerson për situatën e papranueshme në Shqipëri. Senatori Lee premtoi se ata do të ndjekin me vëmendje situatën në Shqipëri.

Ndërkaq Kongresmeni Steve King, i cili do të vizitojë Shqipërinë së shpejti theksoi se jo vetëm qe zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme, por besimi i qytetarëve në to përbën themelin e demokracisë.

Please follow and like us: