Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize Elshani: 1 Maji nuk është me dal me djeg goma e me ndot mjedisin

 

 

1 Maji nuk është me dal me djeg goma e me ndot mjedisin.

1 Maji nuk është me dal n’piknik e bërllogun me hedh në rrugë.

1 Maji nuk është me dal me festu sepse Kosova është vendi i cili duhet me protestu si vendet e tjera në botë .

Në Kosovë i mbajnë punëtorët 12 orë në punë, në Kosovë ka punëtorë pa kontrata, në Kosovë ka shume që kërkojne punë.

Po, po në Kosovë po jetojmë, nuk du fest o daj po du punë.

Nuk du festë, po du që me më ndëgju arsyet e protestës time.

Nuk du more festë nuk du, du të drejtat e punqtorit në këtë shtet me egzistu.

Ai i ngrati që punon 12 orë në ditë në skelq tu gjujt mallter e që e paguan 10 eru në fund dite ku janë drejtat e tij?

Ajo që punon 12 orë si kuzhiniere në privat e që as pushimin nuk ia japin, ku janë të drejtat e saj? A fort ka rëndësi a është privat a shtetit a, tash që është privat ajo duhet me lujt rolin e robotit 12 orë punë, pagesa e vogël, pa pushim, çka i thu kësaj?

Ai i ngratit që hyp në katin e dhjetë me qit plloq e që rrëzohet e mbet invalid për krejt jetën, nuk ka as sigurim shëndetësor as ndihmë as as e as, ku është drejta e tij për punë?

Ku jane këto të drejta a thu? E ti daj del e feston se i ki punët në terezi, po, po i ki se ti je në punë të mirë, ke rrogë të mirë, veturë luksoze… gjitha i ki plus e ki dajën e tezen e atë hallën që të shtin çfarë pune ta do qefi, pra ti perime paske pse me festu, dil festo e djeg goma e hedh bërllog se ty kërkush nuk guxon me ta prish.

Ama ti që i ke krejt të drejtat e cenuara për punë, dil thuj diçka e mos hesht, mos hesht se për ty kujt nuk ka m’i ra në mend.

Pra 1Maji për ne është shumë dite e zymtë sepse po jetojmë në Kosovë, jo se Kosova është e keqe jo ama qitu bash qitu në Kosovë o daj nuk po ka drejta.

Please follow and like us: