Albspirit

Media/News/Publishing

Rreziku nga terrorizmi, DASH paralajmëron amerikanët

Departamenti amerikan i Shtetit ka nxjerrë një paralajmërim për shtetasti amerikanë që udhëtojnë në Euroëe, duke iu kujtuar rrezikun e vazhdueshëm të sulmeve terroriste.

Edhe pse qeveritë atje i vazhdojnë operacionet kundër terrorizmit, DASH mbetet i shqetësuar nga potenciali I sulmeve të kësaj natyre në të ardhmen, thuhet në njoftimin e tij.

Deklarata përmend episodet e fundit të dhunës në Francë, Rusi, Suedi e Britani, duke nënvizuar se ekstremistët synojnë të godasin zonat e preferuara prej turistëve.

“Paralajmërimi ndaj udhëtimit” pritet të mbetet në fuqi edhe për katër muajt e ardhshëm. “Shtetasit amerikanë duhet të jenë gjithmonë të vëmendshëm ndaj mundësisë që simpatizantë të terroristëve të kryejnë akte të tilla me ose edhe fare pa paralajmërim”, vazhdon deklarata.

Amerikanët këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të monitorojnë mediat e burimet e tjera të informimit, e të përgatiten gjithashtu për kontrolle sigurie shtesë, të qëndrojnë vazhdimisht në kontakt me të afërmit dhe të sigurohen që mund të lidhen me ta në rast emergjence.

Please follow and like us: