Albspirit

Media/News/Publishing

Dy botë të ndryshme!

Dy botë të ndryshme zbuloi takimi i fundit mes kryeministres së Britanisë Tereza Mei dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Prapaskenat e takimit “katastrofik” mes tyre bënë që Juncker të vlerësojë se shkalla e dështimit të negociatave me Londrës dhe Bashkimit Europian është më shumë se 50%, ndërsa zyrtarë evropianë i thanë Tereza Meit se  “BE nuk është një klub golfi”.

Edhe pse Frankfurter Allgemeine i përshkruan si “konstruktive” bisedimet e Mei në Juncker, presidenti i Komisionit Evropian mësohet t’i ketë thënë  kryeministres britanike se po dilte nga takimn “10 herë më skeptik” se sa ishte në fillim. Sipas gazetës gjermane, zyrtarët europianë ishin të befasuar nga mospërgatitja e Tereza Meit dhe qëllimet jorealiste për kohëzgjatjen dhe vazhdimësinë e negociatave. Kryeministria britanike këmbënguli për të diskutuar çështje të tjera jashtë Brexit dhe refuzoi të pranojnë se Britania i ka borxh miliarda euro, Bashkimit Europian duke thënë se nuk kishte asnjë kërkesë e tillë në traktatet evropiane. Juncker paralajmëroi Mein se se në qoftë se Britania nuk i jep BE-së paratë që i ka borxh, atëherë nuk do të ketë marrëveshje tregtare mes Londrës dhe Brukselit.

Mei u tha zyrtarëve europianë se ajo pret të zgjidhet kryeministre në qershor dhe dëshiron të bëjë një Brexit të suksesshëm. Kryeministrja britanike informoi Juncker se çështja e shtetasve britanikë në vendet – anëtare të BE duhet të zgjidhet në mbledhjen e Këshillit të BE-së në qershor por mori  përgjigje Juncker se kjo nuk është e mundur, për shkak të kompleksitetit të çështjes. Presidenti i Komisionit Europian Juncker beson se shanset për dështimin e negociatave  janë më të shumta se shanset e suksesit.

Sipas njoftimeve, Juncker i telefonoi kancelares gjermane, duke i thënë asaj se Mei jeton në një tjetër planet.  Kjo e çoi Merkel të ndryshojë tekstin e samitit të BE-së duke vënë në dukje se: “Ne kemi nevojë ta adresojmë këtë çështje në terma të qartë, pasi për fat të keq disa në Britani ushqejnë ende iluzione. Kjo do të ishte një humbje kohe. Negociatat me Britaninë pritet të zgjasin dy vjet, megjithatë, bisedimet për çështje të rëndësishme nuk pritet të fillojnë para zgjedhjeve gjermane në shtator.

Please follow and like us: