Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori holandez në Shkup: Formojeni qeverinë sa më parë

Edhe ambasadori holandez në Maqedoni ka përkrahur zgjedhjen e Talat Xhaferit në postin e kryekuvendarit.

Në një intervistë për Alsat-M, ambasadori Walter Plomp e ka quajtur pozitive zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, i cili është njohur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

“Mendoj se hapi tjetër është formimi i qeverisë sa më shpejt që është e mundur në mënyrë qe vendi të ecë përpara”, ka deklaruar përfaqësuesi diplomatik holandez.

Ai ka shprehur besimin se interesat shtetërore do të vendosen mbi ato partiake, duke shtuar se ‘Kuvendi është vendi ku duhet të shkëmbehen mendimet e kundërta dhe ku ka debat të shëndetshëm’.

Ambasadori Plomp ka thënë se është tronditur nga ato që ngjan në Kuvend, të enjten e kaluar.

Ai ka shtuar se hapi i radhës duhet të jetë ‘hetimi i plotë dhe ndjekja e shkaktarëve të krimeve serioze, si dhunuesit ashtu edhe ata që u hapën rrugë apo ata që nuk bënë asgjë për t’i parandaluar’.

Please follow and like us: