Albspirit

Media/News/Publishing

Pronari i një lokali në Vlorë gjendet i vdekur në biznesin e tij

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotme në një lokal në qytetin e Vlorës. Policia raporton se rreth orës 07:15 në lagjen “28 Nëntori” është gjetur i pajetë një shtetas brenda në lokalin e tij.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka zbuluar se viktima i përket shtetasit L.Xh., rreth 50 vjeç, pronar i objektit ku është gjetur.

Nga veprimet hetimore bazuar në hetime paraprake të trupit, dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.

Please follow and like us: