Twitter dhe Bloomberg, bashkëpunim për video transmetimet live të lajmeve
Twitter ka gjetur partnerin e parë i cili do ta ndihmojë në përpjekje për të transmetuar lajmet në platformë dhe ai është Bloomberg.
Kompania e medias sociale do të bashkojë forcat me medin e njohur të lajmeve financiare globale për të transmetuar lajmeve vetëm për Twitter 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë.
“Transmetimi do të fokusohet në lajmet më të rëndësishme për audiencat e profilit të lartë në mbarë botën,” tha shefi i Bloomberg Media.
Bashkëpunimi i cili u njoftua ditën e Hëne do të formësohet vetëm në fund të vitit. Ai do të jetë një kanal emri i të cilit ende nuk është vendosur dhe nuk do të transmetojë vetëm lajme dhe përmbajtje nga Bloomberg por nga medias kryesore në botë. /PCWorld Albanian
Please follow and like us: