Ish-komandanti i KFOR-it: Kosova ka nevojë për ushtri, por jo tani
Ish-komandant i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Volker Halbauer, ka thënë se Kosovës i nevojitet ushtria, por jo tani për tani.
Halbauer këto deklarime i ka dhënë në një bashkëbisedim me studentë të Kolegjit ISPE në Prishtinë.
“Bota po kalon në një proces të ndërlikuar të aspektit të sigurisë, prandaj duhet pritur koha më e mirë për këtë gjë”, ka thënë gjenerali.
“Jam i prirur të besoj se lidershipi juaj do të pres kohën e duhur për formimin e ushtrisë. FSK aktualisht është në fazën e ngritjeve të kapaciteteve dhe këtë po e bën në misione trajnuese me NATO-n”.
Please follow and like us: