Apeli absurd i kryeministrit për votë patriotike në 18 Qershor
Për 14 minuta nga televizioni i tij ERTV, kryeministri Rama doli në komunikimin e fundjavës për të shprehur vendosmërinë e shkuarjes në zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën. Në fjalimin e tij para “pasqyrës” kreu i qeverisë nuk i përjashtoi mrekullitë e minutës së fundit, por mesazhi që përcolli ishte se në 18 Qershor shqiptarët nuk duhet të votojnë për partitë, por për Skëndërbeun, Rilindasit, dëshmorët, nënat dhe baballarët. Një apel absurd që synon Partinë shtet, ose ndryshe nënën e gjitha të mirave që do të na hapë rrugën drejt Europës. Një përpjekje për të legjitimuar procesin zgjedhor pa opozitën përmes pjesëmarrjes masive në votime.
“Tani zgjedhja që po përvijohet për 18 qershorin për cdo zgjedhës ëhtë më e qartë se kurrë. O të bashkuar për drejtësinë e re, o mbrapa të ndarë nga Evropa për interesa të një grushti njerëzish të mbyllur në një bunker plastmasi. Por në mungesë të PD në zgjedhjet e 18 qershorit s’do harrojmë për asnjë cast asnjë shqiptar që është mësuar të votojë për PD, duke respektuar këdo prej tyre, që do presë në shtepi rilindjen e vështirë të asaj partie, ftojmë e mirëpresim cdo demokrat të arsyeshëm, të na bashkohet në betejën për Shqipërinë që duam me shtet punë e mirëqenie”.
Përpjekja për të prekur ndërgjegjien patriotike të votuesve të opozitës të injorojnë bindjet e tyre dhe të dalin në votime për atdheun buron nga meraku që ka kryeministri se PD ka një plan për të destabilizuar Shqipërinë.
“Destabilizimin që ënderron për turpin e saj më të madh, nën ndikimin e dy mendjeve të cartura që i friken drejtësisë dhe zgjedhjeve, nuk e realizon dot në asnjë mënyrë, drejtësine e re dhe rrugën për Shqipërinë që duam me shtet, punë, mirëqenie, dhe vendosmëri për tu anëtarësuar në familjen evropiane duke filluar nga zbatimi i veingut, s’e bllokon do më përtej 18 qershorit”- theksoi Rama/respublica/