Basha për shkarkimet në administratë: Ankohen 30 drejtorë, por do ikin edhe 300 të tjerë
Nga mitingu i Mallakastrës me mbështetës të Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj atyre që ankohen për shkarkimet në administratë. Kreu i PD paralajmëroi shumëfishimin e njerëzve të shkarkuar nga administrate.
“Ankohen se kanë ikur 20 a 30 drejtorë. Do ikin edhe 300 të tjerë, nëse kërcënojnë qytetarët, koha e mashtruesve dhe maskarenjve po merr fund” tha Basha.
Deklaratat e kreut të PD vijnë pas sulmeve të Ilir Metës një natë më parë që e quante një frikacak dhe njeri pa shtyllë kurrizore. Shumica e të shkarkuarve nga Task Forca janë njerëz të LSI.
Please follow and like us: