Fjalët e Bashës në takimin urgjent të orës 21.00 me aleatët
Kreu i PD-së Lulzim Basha thirri një takim me aleatët e tij rreth orës 21.00. Takimi mes tyre ka zgjatur 20 minuta. Burimet nga selia blu bëjnë të ditur se Basha ka njoftuar aleatët se Rama është tërhequr nga paketa “McAllister”.
“Rama nuk e pranon paketën “McAllister” – kanë qenë fjalët e para të Bashës me aleatët. “Ai nuk pranon të ndryshojë datën e zgjedhjeve duke këmbëngulur që të jetë 18 qershori”– ka thënë Basha. Më herët ishte thënë se datat e Ramës për zgjedhjet ishin 18 qershori dhe 23 korriku që dipas tij ishin brenda kornizës kushtetuese dhe nuk shkelnin afatet. Opozita kërkon shtyrjen e tyre deri në implementimin e identifikimit biometrik të votuesve.
Pritet nje deklarate e Bashes dhe aleateve ne minutat ne vijim.