Albspirit

Media/News/Publishing

Basha i përgjigjet Patozit: Ja çfarë i pret deputetët që shesin mandatin

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar, teksa kreu i PD-së, Lulzim Basha po shpjegonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Astrit Patozi i ka ndërprerë fjalën.

Patozi e ka pyetur se çfarë do të ndodhë me deputetët që shesin mandatin dhe brenda një legjislature ndryshojnë partinë dhe grupin parlamentar.

Gjatë kësaj legjislature që po mbyllet disa deputetë të opozitës, si Mhill Fufi, Mesila Doda, Luan Duzha ndërruan partitë duke kaluar respektivisht si i pavarur, te PDIU dhe LSI.

Por Panorama mëson ekskluzivisht se cila ka qenë përgjigjja e kreut të PD-së, Lulzim Basha për Astrit Patozin.

“Lidhur me pyetjen shumë të drejtë të zotit Patozi, unë iu sqaroj se kam propozuar ndryshimin kushtetues që kush deputet shet mandatin, ta humbasë atë”, mësohet të ketë thënë Basha.

Në marrëveshjen mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, një nga pikat e saj parashikon ndryshime kushtetuese në fillim të legjislaturës së ardhshme.

Please follow and like us: